Flash News


Ditari i Opozitës

Këlliçi: Faktet për Veliajn janë ulëritëse

Këlliçi: Faktet për Veliajn janë ulëritëse

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi shprehet se provat dhe faktet e korrupsionit për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, në lidhje me inceneratorin e Tiranës dhe dosjen “5D” janë ulëritëse.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se asnjë zyrtar deri më sot, nuk është kapur në flagrancë dhe me dokumenta përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, si kryebashkiaku i Tiranës.

Gjithashtu, Këlliçi bën thirrje edhe për pjesëmarrje në protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës.

Reagimi i plotë:

Provat dhe faktet e korrupsionit të pronarit faktik të inceneratorit dhe kreut të bandës 5D Erion Veliaj, janë ulëritëse! Asnjë zyrtar deri më sot, nuk është kapur në flagrancë dhe me dokumenta përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, si kryebashkiaku i Tiranës.

SPAK duhet ta ndajë njëherë e mirë këtë histori!!!

Ose prokurorët dhe hetuesit e BKH janë kolegë të hajdutit Veliaj, ose janë aty në zbatim të ligjit dhe detyrës. Rrugë të mesme nuk ka!

Ne do vijojmë ndërkohë përballjen dhe protestat. Të premte, datë 21 qershor, ora 11:00, shihemi përpara Bashkisë Tiranë në protestën e rradhës.

O sot, o kurrë

Të fundit