Flash News

Ditari i Opozitës

Krisje me PD? Nënkryetarja e LSI: Do rishikojmë vendimmarrjen

Krisje me PD? Nënkryetarja e LSI: Do rishikojmë vendimmarrjen

Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, PD nuk e ka pranuar rezultatin, ndërsa disa prej aleatëve të saj kanë deklaruar se shkak janë vendimet e gabuara si djegia e mandateve apo bojkotimi i zgjedhjeve të 2019-ës.

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka pohuar se opozita ka marrë vendime të gabuara.

E ftuar në studion e “7 pa 5” në “Vizion Plus”, Mehmetaj shtoi se për shkak të këtyre vendimeve të gabuara, PD-LSI mund të rishikojnë vendimmarrjen.

Mund të flasim për shumë vendime të gabuara, por ende nuk është koha për të folur për vendimet e gabuara, vendime që datojnë këtu e 2-3 vite përpara.

Nuk është koha kjo tani, është me e rëndësishme të kuptojmë dhe dokumentojmë çfarë ndodhi me zgjedhjet e më pas të futemi në analiza e të rishikojmë vendimmarrjen”, tha ajo.

 

Të fundit