Flash News

Ditari i Opozitës

"Misioni u krye"/ Alimehmeti pas shkarkimit të Veliajt: Vendim i domosdoshëm

"Misioni u krye"/ Alimehmeti pas shkarkimit të Veliajt: Vendim i

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës,Ilir Alimehmeti ka deklaruar se shkarkimi i Erion Veliajt është një hap i domosdoshëm dhe i kërkuar prej kohësh nga opozita.

Pas përfundimit të mbledhjes, në një prononcim për mediat, ai u shpreh se vendimi ishte në përputhje me ligjin dhe përfaqësonte një reagim të drejtë ndaj dëmeve që Veliaj i ka shkaktuar kryeqytetit.

Alimehmeti theksoi se Veliaj duhet të duhet të vazhdojë  përballjen me përgjegjësinë ligjore .

“Tiranë u krye. Veliaj i shkarkuar dhe  është një gjë që e kemi kërkuar prej kohësh dhe sipas ligjit .Ne nuk i mohojmë të drejtën e fjalës as qyetarëve. Vënia e përjegjësisë ndaj tij duhet të vazhdoj.

Veliaj nuk i ka bërë vetëm ata veprime. Ne si opozitë do vazhdojmë dhe realiteti është kjo tek e drejta. Erion Veliaj nga ky këshill bashkiak mori verdiktin e tij. Misioni u krye. Ai mori përgjigjen e merituar për dëmet që i ka bërë bashkisë së Tiranës”, theksoi Alimehmeti.

 

Të fundit