Flash News

Ditari i Opozitës

Pas Bidenit, Trump heq lejet e sigurisë edhe për Antony Blinken: Është një djalë i keq

Pas Bidenit, Trump heq lejet e sigurisë edhe për Antony Blinken:

Administrata e presidentit republikan Donald Trump ka revokuar lejet e sigurisë për ish-sekretarin e shtetit Antony Blinken dhe ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare Jake Sullivan, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë të shtunën.

Vendimi vjen një ditë pasi Presidenti Trump ia hoqi lejen e sigurisë ish-presidentit Joe Biden, gjë që do të ndalonte aksesin e tij në informimet e përditshme të inteligjencës.

Trump tha se ish-sekretari i Shtetit Antony Blinken është një "djalë i keq" dhe urdhëroi t'i hiqte lejet e tij. "Kjo është për t'u hequr çdo të drejtë që ata kanë duke përfshirë edhe ndalimin në hyrjen e ndërtesave federale," tha Trump sipas New York Post.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë informuan më tej se lejet e sigurisë për Zëvendës Prokuroren e Përgjithshme të Biden, Lisa Monaco, u revokuan gjithashtu. Lisa ndihmoi në koordinimin e përgjigjes së Departamentit të Drejtësisë ndaj sulmeve të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA-së, në të cilat Trump u akuzua se kishte nxitur turmën përmes fjalimit të tij.

Zyrtarët shtuan se administrata Trump ka revokuar gjithashtu lejet e sigurisë të Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James dhe Prokurorit të Qarkut të Manhattan, Alvin Bragg, ndërsa ata drejtonin çështje kundër presidentit republikan.

 

Të fundit