Flash News

Ditari i Opozitës

Rama dy herë sot në Bashki pas arrestimit të Veliajt, Këlliçi: Po shkon si garanci për vijim e vjedhjeve

Rama dy herë sot në Bashki pas arrestimit të Veliajt,

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka komentuar lëvizjet e kryeministrit Edi Rama sot pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Këlliçi e cilësoi vizitën e sotme si një rikthim të “pronarit faktik 50% të inceneratorit të Tiranës” në “skenën e krimit më të madh financiar në vend”, duke theksuar se Rama po shkon në bashki si një garanci për vijimin e vjedhjeve.

"Rikthimi i dytë i pronarit faktik 50% të inceneratorit Tiranë, në skenën e krimit më të madh financiar në vend, Bashkinë e 5D! Edi Rama shkon aty si garanci për vijim e vjedhjeve në Bashkinë Tiranë!", shkruan Këlliçi.

Të fundit