Flash News
Zbardhet letra që Biden i la Trump në zyrën ovale: Amerikanët kërkojnë qëndrueshmëri
Aksion në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Në kërkim për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
Vrasja e Kristjan Markut, dyshime se autorët janë larguar drejt Kosovës
I zhdukur prej 4 ditësh, gjendet i mbytur në lumin e Shalës Edison Oruqi
'Unë erdha, ju e dini vetë', Berisha për rikthimin në Kuvend: Ata nuk meritojnë të jenë aty
Kryedemokrati Sali Berisha, u shpreh se ata që ndodhen në parlament sot, kanë kanë kryer krime të rënda dhe ata e dinë vetë se ku e kanë vendin, sepse mandatet e tyre nuk janë për ato që kanë bërë ata.
'Nuk mund të mendojë kurrë një qytetar se përfaqësuesi i tij ndan fondet e shtetit për një vit dhe u u lënë 20% të popullatës 40 milion euro/ nga 8.2 miliardë, u le pensionistëve 780 mijë burrave dhe grave në një pension tmerrësisht të papërshtatshëm, të mjeruseshëm' -u shpreh Berisha i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’.
'Ata e dinë vetë! Ata kanë kryer krime të rënda dhe ata e dinë vetë se ku e kanë vendin, sepse mandatet e tyre nuk janë për ato që kanë bërë ata.
Nuk mund të mendojë kurrë një qytetar se përfaqësuesi i tij ndan fondet e shtetit për një vit dhe u lënë 20% të popullatës 40 milion euro, nga 8.2 miliardë, u le pensionistëve 780 mijë burrave dhe grave në një pension tmerrësisht të papërshtatshëm.
Vetëm nga vjet, nga 2022-2023 inflacioni i produkteve bazë ushqimore është 14%, 3.3 herë më i madh se inflacioni i përgjithshëm.
Jo vetëm është goditur, por është përçmuar në mënyrën më ç’njerëzore.
Si mund të ndash ti 8. 2 miliardë euro dhe të lesh 16 milion euro gjoja për indeksim, kjo është një gjë i shkëputjes totale tënden si deputet nga ata që të kanë votuar.
Kosov tha: 20% do rrish pensionet, mori 100 milionë euro nga buxheti dhe i transferon në fondin e pensioneve, ishte 500 ml/ u bë 600 ml dhe çdo pensionist në Kosovë mori 20% më shumë.
Nëse merr jo nga 2013, po edhe nga 2022 faktikisht vetëm në 2022-2023 fshihet komplet 2/3 e indeksimit që ke bërë.
Kur ti arrin këtë, shndërrohesh në një automat se normal ata janë njerëz që e njohin se çfarë është buxheti po këtë gjë e bëjnë vetëm se kanë interesat e tyre. të pasurohen vetë, atherë ata nuk e kanë vendin në parlament dhe e dinë se nuk e meritojnë'.