Flash News

Ditari i Opozitës

“Zgjohet” Bashkia e Elbasanit, bën punime për fushatë, punonjësit dhunojnë qytetarët që filmojnë

“Zgjohet” Bashkia e Elbasanit, bën punime për

Dega e Partisë Demokratike në Elbasan ka denoncuar me video në Facebook, bashkinë  Elbasan për të cilën thotë se ka bërë punime për fushatë, duke u përpjekur të kapë kohën e humbur të 16 viteve pushtet.

Mirëpo skandalozja qëndron në faktin se punonjësit e bashkisë kanë dhunuar banorët që po i filmonin, në të drejtën e tyre.

Bashkia Elbasan në përpjekje për të kapur kohën e humbur të 16 viteve pushtet ka nisur të bëj fasada kudo ku mendon se mund të marrë vota. Kopshti ‘Ptoleme Xhuvani’ në lagjen Beqir Dardha ka nisur një rikonstruksion të pjesshëm në mënyrë që Llatja ta premtojë si investim të kryer.

Shikoni sjelljen e punonjësve të kompanisë që ka fituar tenderin nga Bashkia Elbasan ndaj qytetarëve që filmojnë abuzimin! Llatja e ka humbur kohën dhe durimin! Gjithçka dokumentohet! Askush të mos guxojë të prekë me dorë qytetarët që filmojnë dhe dokumentojnë abuzimet!”, ka shkruar dega e PD-së Elbasan.

Të fundit