Flash News

KRYESORE

‘Do shpjegoj të vërtetën time deri në stacionin e parë’, Tahiri flet sot para mediave

‘Do shpjegoj të vërtetën time deri në stacionin e

Ish ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri pritej të dilte dje për të komentuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, por ai e shtyu për ditën e sotme komunikimin për mediat. Tahiri e njoftoi vetë shtyrjen me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Nesër në 11;30 shihemi ‘live’ këtu, për të shpjeguar të vërteten time, deri në këtë stacion të parë”, shkroi Tahiri dje.

Ish ministri socialist u shpall fajtor mbrëmjen e së enjtes nga Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda, vetëm për shpërdorim detyre. Treshja e gjyqtarëve që drejtonte seancën vendosën t’i rrëzojnë akuzat për trafik ndërkombëtar droge dhe korrupsion.

Në përfundim dënimi me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, ulet me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe shkon në 3 vite e 4 muaj burg por konvertohet në shërbim prove për të njëjtën periudhë.

Reagimet për këtë vendim ishin të shumta. Ambasada Amerikane në Tiranë e cilësoi shkurajues vendimin për Tahirin në raport me akuzat e ngritura, duke thënë se ata që shpërdorojnë besimin e publikut dhe shkelin ligjin duhet të përballen me patjetër me pasoja domethënëse.

Të fundit