Flash News

KRYESORE

Donald Trump bëhet gjysh për herë të dhjetë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është bërë gjysh për herë të dhjetë.

Familjes së tij të madhe tashmë i është shtuar edhe një vogëlushe, e quajtur Carolina Dorothy Trump.

Gruaja e një prej djemve të tij, Eric, lindi një vajzë.

“Lara Trump dhe unë jemi të entuziazmuar që e mirëpresim në këtë botë, Carolina Dorothy Trump. Ne të duam!”, shkroi djali i tij i tretë i Donald Trump në Twitter

Presidenti 73-vjeçar ka pesë fëmijë nga tre martesat e tij.

Dy të parët, Donald Junior dhe Ivanka, nga martesa e tij e parë kanë përkatësisht pesë dhe tre fëmijë. Eric dhe Lara kanë edhe një djalë.

Të fundit