Flash News

KRYESORE

Dorëzohet Irani, pranon goditjen me raketë të avionit ukrainas: Gabim njerëzor

Dorëzohet Irani, pranon goditjen me raketë të avionit ukrainas:

Irani ka pranuar se ka goditur avionin ukrainas, ku si pasojë humbën jetën 176 pasagjerë.

Sipas televizionit shtetëror iranian, ushtria ka goditur gabimisht avionin, e sapo ngritur nga aeroporti i Teheranit.

Në deklaratë thuhet se avioni me destinacion Kievin u qëllua pa dashje, pak pasi Irani sulmoi dy bazat ushtarake ajrore të SHBA në Irak.

Më herët, Irani kishte refuzuar përgjegjësinë se një prej raketave të tij rrëzoi aeroplanin pranë kryeqytetit, Teheranin, të Mërkurën.

Megjithatë, SH.B.A. dhe Kanada cituan shërbimet e inteligjencës dhe besonin se Irani kishte qëlluar aeroplanin me një raketë, ndoshta aksidentalisht.

Del video: Avioni ukrainas ku humbën jetën 176 persona u godit me raketë nga Irani

Të fundit