Flash News

KRYESORE

Dua dhe Rita nuk flasin, por Bebe Rexha do t'i bashkojë me një bashkëpunim

Këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, prej vitesh nuk flasin me njëra-tjetrën dhe kurrë nuk i kemi parë bashkë në evente të ndryshme muzikore.

Por siç duket, do të jetë artistja tjetër Bebe Rexha, e cila po mendon t'i bashkojë vajzat me një bashkëpunim, pjesë e të cilit do të jetë edhe Ava Max, një tjetër këngëtare me origjinë shqiptare.

Nëprmjet një postimi në "Twitter", Bebe ka shprehur dëshirën për tu bashkuar të gjitha vajzat shqiptare në një super projekt muzikor.

“Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max”, shkruan 29-vjeçarja duke e shoqëruar postimin me ikonat e ngjyrave kuq e zi.

Nga të përmendurat në postim reagoi vetëm Ava Max, emri i vërtetë i të cilës është Ava Koçi.

Të fundit