Flash News

KRYESORE

E la jashtë fotos familjare, Kendall Jenner "e pakënaqur" më mamanë e saj. Ia thotë me lezet

Kendall Jenner është e vetmja vajzë e familjes Kardashian-Jenner që nuk është bërë ende nënë. Dhe ky fakt e bëri atë "automatikisht të përjashtuar" në foton familjare që ka postuar në Instagram mamaja e saj. Kris Jenner ka bërë një kolazh fotosh dhe e ka postuar në Instagram duke e shoqëruar me një urim për ditën ndërkombëtare të nënave që ishte dje: “Gëzuar Ditën e Nënave të gjitha nënave të bukura këtu dhe femrave që janë figura amësore për dikë special. Mami im i mrekullueshëm MJ të dua më shumë se ç’mund ta dish ti. Faleminderit që më rrite të e fortë dhe të pavarur dhe që më do ashtu siç e bën ti”. Si duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer shumë Kendall, e cila i ka bërë një koment poshtë fotos: "Të dua dhe unë mami." Dhe pastaj, supermodelja ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram, të gjyshes së saj duke shkruar: "Gëzuar Ditën e Nënave".
 
View this post on Instagram
 

happy mother’s day

A post shared by Kendall (@kendalljenner) on

Të fundit