Flash News

KRYESORE

E ruante me fanatizëm, cili është sekreti i byzylykut së Princeshë Dianës

Princeshë Diana spikaste gjithmonë me sharmin, elegancën dhe finesën që përcillte në çdo dalje të saj në publik. Ajo ishte gjithmonë e kuruar në veshje, dhe në aksesorë, megjithatë Diana kishte një stoli që e ruante me shumë fanatizëm, ishte pikërisht byzylyku që shikoni në foto.

Nuk ishte e shpeshtë prania e këtij byzylyku në daljet e saj publike, për vetë rëndësinë dhe domethënien që mbarte ky byzylyk për të. Princesha e kishte marrë atë si dhuratë nga Princ Charles, i cili për 10 vite me radhë, çdo përvjetor i shtonte një stoli shtesë byzylykut, secila me një kujtim nga pas.

Në të ka një miniaturë të katedrales ku ata u martuan, këpucë baleti që Diana dëshironte shumë, një ari madje edhe një mollë e një derr (për këtë të fundit mediat britanike thonë se do ketë qenë një shaka mes tyre).

Veçantia janë padyshim germat H dhe W, të emrave të fëmijëve kur ata erdhën në jetë.

Të fundit