Flash News

KRYESORE

E thotë shkenca: Ata që ecin më shpejt, jetojnë më gjatë

E thotë shkenca: Ata që ecin më shpejt, jetojnë më

Të ecurit shpejt sjell shumë dobi shëndetësore. Me shpejtësinë që u japim gjymtyrëve mund të rritim nivelin e endorfinës dhe ulim nivelin e stresit në trupin tonë në mënyrë të konsiderueshme. Shoqata Amerikane e Zemrës ka pranuar gjithashtu se ecja sjell po aq përfitime sa vrapi. Ky aktivitet fizik stimulon qarkullimin e gjakut dhe mban nën kontroll tensionin.

Sipas një studimi të kryer  nga Universiteti i Leicester në Britaninë e Madhe, njerëzit që ecin më shpejt mund të jetojnë më gjatë se ata që ecin më ngadalë, shkruan Living.al.

Autori i studimit, profesor Tom Yates rrëfen se zbulimet e studimit afatgjatë ishin vërtetë mbreslënëse. Nga një grup prej 470 mijë personash  me moshë mesatare 52 vjeç u zbulua se jeta e atyre që ecin më shpejt është më e gjatë, kjo pa llogaritur peshën e trupit.

Burrat që ecin ngadalë dhe kanë jetë passive apo sedentare kanë një jetëgjatësi rreth 64.8 vjet, në ndryshim nga ata që ecin me shpejtësi, jetëgjatësia e të cilëve kap moshën 85-86 vjeç. Për gratë që ecin ngadalë, jetëgjatësia është 72 vjet, ndryshe nga ato që ecin me shpejtësi, me pritshmëritë që variojnë nga 86.7 në 87.8 vjet.

Të fundit