Flash News

E-TJERA

Aksident në Qafë-Thanë, 5 të plagosur

Aksident në Qafë-Thanë, 5 të plagosur
Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur mesditën e së mërkurës në aksin Pogradec-Qafë Thanë.

Automjeti tip “Volkswagen” është përplasur me automjetin tip “Benz” dhe për pasojë, janë plagosur 5 persona, dy shoferët dhe tre pasagjerë.

“Rreth orës 12:00, në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I. R. është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. G.

Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë në automjetin tip “Volkswagen”, të cilët po marrin mjekim në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit