Flash News

E-TJERA

Aksident në Shkodër, shtetasi gjerman përfundon në spital

Aksident në Shkodër, shtetasi gjerman përfundon në spital

Një shtetas gjerman është aksidentuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Ai drejtonte një motomjet dhe  është përplasur me një automjet.

Njoftimi i policisë: 

Informacion paraprak/Rreth orës 09:05, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, motomjeti me drejtues shtetasin gjerman A. T. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P.

Si pasojë, është dëmtuar shtetasi gjerman A. T., i cili ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit