
Flash News
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
Analiza: Turizmi nën ndikimin e markave ndërkombëtare dhe “sulmit” nga Leku
Markat ndërkombëtare të hotelerisë, të cilat u nxitën me një paketë fiskale të posaçme vite më parë dhe u përqendruan kryesisht në Tiranë, tashmë po ndërtojnë disa modele edhe në bregdet. Momenti i vëmendjes ndaj turizmit që po merr Shqipëria pritet të përshpejtojë më shumë investimet në struktura akomoduese të kësaj natyre, duke ndikuar te një qasje të re të standardit dhe cilësisë që ofrohet, por edhe në rritjen e industrive mbështetëse.
Grupi spanjoll Melia parashikon të paktën 19 projekte në Shqipëri në 5 vitet e ardhshme, teksa M Gallery në Palasë pritet të hapë dyert verën që vjen. Në Tiranë, strukturat akomoduese që mbajnë emrin e markave ndërkombëtare, kanë parë rritje të rezervimeve, si efekt i interesit turistik për Shqipërinë, por zhvlerësimi i Euros ka sjellë pasoja negative për financat e tyre.
Një paketë fiskale e posaçme, që synonte nxitjen e investimeve në hotele, marka ndërkombëtare me 4 dhe 5 yje, solli një numër të madh marrëveshjesh mes kompanive shqiptare dhe zinxhirëve ndërkombëtarë. Sot, një pjesë e këtyre strukturave janë ndërtuar dhe kanë hyrë në funksion, ndërsa një pjesë tjetër ende mbeten në ndërtim.
Markat ndërkombëtare kryesisht u përqendruan në Tiranë, pa arritur të prekin në masë bregdetin, aty ku në fakt Shqipërisë i duhet të ketë këtë zgjerim, me një kategori cilësore strukturash, që do të bënin diferencë.
Nga Veriu në Jug, në vijën bregdetare janë pak struktura që kanë një emër markë ndërkombëtare, duke nisur nga Melia në Gjirin e Lalëzit, që është hoteli me kapacitetin më të madh në këtë kategori, për të vijuar me Movenpik, Radisson Blue në Dhërmi apo Maritim Raffaelo Resort në Shëngjin, apo Maritim Marina Bay në Vlorë.
Verën që vjen, në Palasë pritet të hapë dyert M Gallery, një strukturë e segmentit luksoz e grupit ACCOR marrë nga BALFIN.
Rritja e kapaciteteve akomoduese në struktura që janë marka ndërkombëtare, në një kohë që Shqipëria është një destinacion trend turistik, vlerësohet se do të ketë vetëm efekte pozitive, duke nxitur ekonomitë lokale, industritë mbështetëse, por mbi të gjitha rritjen e cilësisë së shërbimit në sektorin e turizmit.
Melia: 19 projekte në Shqipëri, industria mbështetëse është përshtatur me sukses
Zinxhiri spanjoll i hotelerisë Melia është një nga grupet me praninë më të lartë të markës së saj në marrëveshjet e lidhura me subjekte investitore shqiptare.
Juan Tuñon, Menaxher i Përgjithshëm i Melia Durrës, pohon se grupi e identifikoi Shqipërinë si një destinacion me potencial turistik vite më parë, çka solli dhe këtë përqendrim projektesh.
“Melia e identifikoi këtë vizion të turizmit pesë vjet më parë, prandaj ne kemi nënshkruar tashmë 19 projekte me markën tonë për pesë vitet e ardhshme.
Hyrja e markave të tjera ndërkombëtare do të rrisë konkurrencën e destinacionit. Shumëllojshmëria e segmenteve të tregut do ta bëjë vendin më tërheqës, por është thelbësore që këto segmente të përcaktohen qartë sipas zonës.
Tuñon shprehet se industria mbështetëse që lidhet me sektorin e “mikpritjes”, iu është përgjigjur në kohë kërkesave të tregut dhe ka treguar aftësi të shpejta përshtatjeje, teksa nënvizon se pavarësisht kësaj do të duhet ende punë në infrastrukturë dhe qëndrueshmëri.
“Ajo që më habit më shumë për këtë vend është kapaciteti i jashtëzakonshëm për ndryshim dhe përshtatje që demonstrojnë njerëzit e tij. Në një kohë të shkurtër, shumë furnitorë janë përshtatur me sukses me kërkesat tona, si për produktin, ashtu edhe për cilësinë. Megjithatë, ka ende shumë punë për të bërë në fushën e infrastrukturës dhe qëndrueshmërisë”, shprehet ai.
Turizmi, ndikim pozitiv, por zhvlerësimi i Euros ka dhënë goditje të madhe
Ecuria pozitive e turizmit duket se ka dhënë ndikim të drejtpërdrejtë në strukturat akomoduese që kanë parë rritje të rezervimeve.
Tendenca e të huajve që udhëtojnë individualisht apo me grupe të vogla të organizuara është ajo e rezervimeve nëpërmjet platformave dhe aplikacioneve, diçka që në parim ka bërë që hotelet të kenë më shumë dhoma të zëna, por në të ardhura prurjet të jenë më të pakta.
Behar Male, bashkinvestitor në një nga strukturat e akomodimit në Tiranë, që hyri ndër të parët në një marrëveshje me një markë ndërkombëtare, “Maritim Hotel Plaza, Tiranë”, gjykon se turizmi në tërësi ka pasur ecuri të mirë.
“Për hir të së vërtetës, turizmi ka pasur një ecuri të mirë. Fenomenet që e shoqërojnë atë mund t’i klasifikojmë në pozitive dhe negative. Tek ato më pozitivet që kanë ndodhur në ekonomi janë infrastruktura që është padyshim më e mirë, marketingu nga agjencitë shtetërore dhe përfshirja e njësive vendore, që është bërë shumë më mirë se 10-15 vjet më parë dhe një emër më i mirë i shqiptarëve në Europë.
Fatmirësisht sot, ne nuk jemi më delja e zezë edhe si efekt i krizës për punëtorë që ka përfshirë Europën, ku shqiptarët janë në krye të listës si punonjësit më të preferuar. Nuk jemi përpara një panorame të përsosur në turizëm, por ka më shumë ndjeshmëri dhe sensibilizim”, pohon ai.
Sipas tij, ka disa tregues ekonomikë që e kanë shtuar ofertën e valutës në vend, por kjo rënie 25% e Euros është e pashpjegueshme dhe po bën dëme të mëdha. “Kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe mendoj se duhet të flasin specialistë kompetentë, jo thjesht specialistë” thekson z.Male.
Sektorët e prekur nga një situatë si kjo, sipas tij, janë të shumtë dhe qeveria duhet të ndërhyjë me mekanizmat e duhur për të ruajtur balancat ekonomike, duke filluar nga bujqësia te turizmi apo fasonët dhe eksportet në tërësi.
“Nëse situata vijon siç është, brenda 5 viteve të ardhshme mendoj se nuk kemi për të parë bujqësi. Do të zhduken të gjithë, sepse po e bëjmë jo interesante për të investuar dhe një nga faktorët kryesorë është Euro. Me braktisjen e bujqësisë do të vijojë edhe më tej braktisja e fshatit. E dyta, turizmi.
Këtë vit, ky sektor ka marrë një goditje katastrofike për shkak të Euros. Llogaria është fare e thjeshtë. Ne themi që shqiptarët e Kosovës nuk po vijnë se iu liberalizuan vizat.
Por kjo nuk është e vërtetë. Një familje shqiptare nga Kosova nuk vjen për turizëm, por kryesisht për fundjava, është përballur këtë vit me rritje të kostove pikërisht nga dobësimi i Euros”, – shprehet z. Male.
Kush e rrëzoi euron?!
Ka disa tregues ekonomikë që e kanë shtuar ofertën e valutës në vend, por kjo rënie 25% e Euros është e pashpjegueshme dhe po bën dëme të mëdha. “Kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe mendoj se duhet të flasin specialistë kompetentë, jo thjesht specialistë” thekson z.Male.
Përfitimi që sjellin markat dhe kategoritë e strukturave ku duhet të orientohemi
Investitorët shqiptarë në hoteleri, që kanë hyrë në marrëveshje me marka ndërkombëtare, janë të detyruar të aplikojnë standardet dhe cilësinë që aplikon emri që kanë marrë kundrejt pagesës.
Për ta pasur këtë sa më të përafruar, pagesa mbulon edhe pjesën e trajnimeve, që grupet e mëdha hoteliere ofrojnë. Por cilat janë përfitimet që sjell të qenët pjesë e një marke ndërkombëtare?
“Të qenët pjesë e një marke ndërkombëtare sjell njohje, besim dhe siguri, duke pasur ndikim te vizitorët tanë dhe duke ndihmuar në rezervimet dhe tarifat tona, por gjithashtu edhe mbështetje nga furnitorët.
Kjo po na ndikon edhe në aktivitetin tonë operacional, pasi pritshmëritë janë gjithashtu më të larta, standardet dhe cilësia duhet të jenë në përputhje me këtë” – shprehet z. Tuñon.
Edhe për z. Male, markat ndërkombëtare kanë vetëm efekt pozitiv, pavarësisht se kostot e mbajtjes së tyre janë të konsiderueshme. “Në raport me kostot vjetore që ne paguajmë nuk mund të them se marka ndërkombëtare që kemi marrë e ka sjellë atë përfitim. Ama ka një sinergji pozitive.
Po flasim për marka që kanë 30, 40 apo 50 vjet eksperiencë në këtë treg dhe ti ke çfarë të mësosh dhe të marrësh prej tyre. Përfshirja e markave ndërkombëtare në strukturat akomoduese e vendos Shqipërinë në një tjetër pozicion në botë. Markat nuk kanë asgjë negative, vetëm pozitive, pavarësisht kostove.
Të bëjnë të jesh pjesë e grupeve të rëndësishme, të ofrojnë trajnime disa herë në vit, janë të disponueshme për të të dhënë në kohë reale informacion të dorës së parë, për një treg shumë dinamik global”, thekson ai.
Ndërkohë z.Male sugjeron që në vijim, zhvillimi i strukturave akomoduese në bregdet, ku ka hapësira për investim, të jetë ai i modelit të resorteve me kapacitet të madh akomodues, që janë tërheqëse për operatorët e huaj turistikë.
“Çështja e turizmit sot është bërë trend dhe në diskutimin mediatik dhe në atë real. Ka interes për investime.
Sigurisht nuk po bëhet në formën më të përsosur, por nuk mund të presësh përsosmëri, sepse ne kemi probleme të shumta të trashëguara që lidhen me pronën nga copëzimi, te certifikatat, te humbja e pafundme e kohës për të rregulluar burokracitë, por lajmi i mirë është që ka një tendencë për të investuar.
Në këtë pikë pastaj vjen problemi që kërkon zgjidhje. Duhet që të ndërtojmë 40-50 apo 100 struktura të mëdha turistike me standard. Ato
duhet të zhvillohen në gjithë vijën bregdetare, nga Velipoja në Sarandë. Incentivat apo kuadri ligjor nxitës duhet të përdoret për t’i çuar para ato, por jo të keqpërdoret, siç u bë me ligjin e investimeve strategjike”, – nënvizon ai.
Euro shkërmoq të ardhurat dhe fitimet e hoteleve të mëdha
Teksa viti 2023 ishte një vit me rekord vizitorësh në aspektin e turizmit, duke u cilësuar si më i miri historik, pritshmëria ishte që edhe të ardhurat dhe fitimet që gjeneruan në tërësi bizneset pjesë e këtij sektori, të ishin më të mira. Por, në fakt, bilancet e hoteleve nuk rezultojnë kështu.
Pjesa më e madhe e tyre raportojnë për një rritje të zënies së dhomave apo ajo që njihet si okupancë, si dhe për një shfrytëzim neto të shtretërve më të lartë, por çuditërisht, të ardhurat e tyre nuk janë në të njëjtën tendencë.
“Monitor” ka përpunuar disa prej pasqyrave financiare të hoteleve më të mëdha në vend, që kanë marrëveshje me marka ndërkombëtare dhe hyjnë te segmenti i hoteleve me 4 dhe 5 yje, për të parë ecurinë e tyre gjatë vitit 2022 dhe 2023. Nga një panoramë e përgjithshme rezulton se si në të ardhura dhe në fitime, viti 2022 është më i mirë sesa viti 2023, pavarësisht se ky i fundit ishte një vit më i mirë turistik për Shqipërinë.
Operatorët dhe njohësit e sektorit tregojnë se efekti kryesor i kësaj tkurrje drastike është zhvlerësimi i Euro-s, i cili i ka prekur në masë strukturat e mëdha.
Kjo për shkak të operimit me rezervime nga platformat ndërkombëtare si Booking dhe me kontrata garancie me tur-operatorë të huaj të cilët vendosin çmime të fiksuara, paraprakisht me marrëveshje në avancë.
Konkretisht Rafaelo Resort, që ka si pjesë të vetën markën Maritim dhe është një nga strukturat me kapacitetin më të madh në vend, raportoi 1.4 miliardë lekë të ardhura në vitin 2022, kurse në vitin 2023, të ardhurat ranë me rreth 20%, duke shënuar nivelin 1.1 miliardë lekë. Fitimet, nga ana tjetër, u pakësuan me gati 4 herë, ku nga 562 milionë lekë shënuan 179 milionë lekë, apo rreth 1.79 milionë euro.
Kastrati Hotels & Tower, një tjetër kompani që ka marrëveshje me marka ndërkombëtare për hotelerinë, raportoi për vitin 2022 rreth 567 milionë lekë të ardhura, ndërsa një vit më pas, në vitin 2023 këto të ardhura u ulën me 3.8%.
Fitimi, nga ana tjetër, për vitin 2022 ishte 56.8 milionë lekë, apo 560 mijë euro, kurse në vitin 2023 kompania ishte me humbje 240 mijë euro.
The Plaza, një tjetër strukturë në Tiranë, që ka marrëveshje me Maritim në vitin 2022 arkëtoi 1.33 miliardë lekë të ardhura, kurse në vitin 2023, të ardhurat ranë me 8%, në raport me vitin paraardhës. Fitimi, nga ana tjetër, në vitin 2022 ishte nga 1.2 milionë euro, në 975 mijë euro, me rënie 19.4%.
Një tjetër strukturë akomoduese, markë ndërkombëtare, është Melia në Gjirin e Lalëzit që ka si grup menaxhues Menagement Hospitality Tirana.
Kjo strukturë shënoi rritje të dukshme të të ardhurave në vitin 2023, pasi ishte edhe viti kur zyrtarisht nisi aktiviteti turistik. Kjo ka bërë që në vitin 2022, sa i takon fitimit apo humbjes, kompania të kishte humbje 4.8 milionë lekë, kurse në vitin 2023, 2.2 milionë euro.
Operatorët e tregut vlerësojnë se rënia e të ardhurave që ndikohet direkt nga Euro është edhe më e thelluar te fitimet, pasi tek këto të fundit ndikojnë faktorë të tjerë si çmimi i rritur i energjisë, pagat më të larta të punonjësve.
Për këta të fundit janë aplikuar politika nxitëse vazhdimisht në mënyrë që të mbahet bërthama e stafit të kualifikuar që është i nevojshëm në përmbushjen e standardeve që kërkohen nga markat ndërkombëtare.
Aktualisht, hotelet e kategorisë me 4 dhe 5 yje ofrojnë çmime dukshëm më konkurruese sesa në vendet e tjera të rajonit. Për referencë, disa nga hotelet me 4 dhe 5 yje në Beograd, pra Serbia, ofrojnë çmime mes 150-400 euro/natë për një dhomë standarde dyshe, ku një pjesë e mirë nuk janë marka ndërkombëtare.
Në Tiranë, hotelet me standardin 4 dhe 5 yje në zonën më qendrore të Tiranës luhaten mes 100-195 euro/nata, për një dhomë standarde dyshe.
Paketa e qeverisë për hotelet me 4 dhe 5 yje, si u lehtësuan nga taksat nga 2018-a
Paketa fiskale e vitit 2018 kishte në fokus nxitjen e hoteleve me 4 dhe 5 yje dhe të gjithë ata që përfitonin statusin special do të kishin edhe trajtim special në taksa.
Hotelet me status kanë zero taksë infrastrukture, që zakonisht për Tiranën është sa 8% e vlerës së investimit, po kështu u zerua tatimfitimi për 10 vjet, si dhe u bë ulje e TVSH-së në 6% për furnizimin e shërbimeve të tjera që ofrohen në hotel, përveç shërbimit të fjetjes, që vlen për gjithë sektorin.
Në momentet e fundit, qeveria shtoi edhe një tjetër lehtësi, që ishte përjashtimi nga taksa mbi ndërtesën për ‘Hotel me pesë yje, status special’, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit. Përfitimi mund të bëhet vetëm për subjektet që marrin status special. Por cilat janë kushtet për të përfituar këtë status?
Me një vendim tjetër, qeveria përcaktoi se kushti i parë ishte vlera e investimit. Vlera e parashikuar e investimit është të paktën 8 milionë euro për ndërtimin e strukturës akomoduese me 4 yje dhe të paktën 15 milionë euro, për ndërtimin e strukturës akomoduese me 5 yje.
I njëjti vendim përcaktonte se subjekti duhet të investojë në ndërtimin e një strukture akomoduese me 4 ose 5 yje, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, siç janë të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi dhe struktura e ndërtuar të certifikohet si e tillë nga struktura përgjegjëse.
Subjekti duhet të ketë të lidhur kontratë të vlefshme gjatë gjithë kohëzgjatjes së statusit, me një operator menaxhues të strukturave akomoduese me 4 ose 5 yje, status special, i cili plotëson kriteret e mëposhtme ose, në rastin kur aplikuesi do të menaxhojë vetë këto struktura, ai duhet të paraqesë dokumentacionin që vërteton plotësimin e këtyre kritereve:
“Nëse aplikon për statusin special për 4 yje, të ketë investuar në ndërtimin dhe/ose menaxhon të paktën 5 (pesë) struktura akomoduese në fushën e turizmit, të cilat janë të licencuara me 4 dhe/ose 5 yje nga autoritetet kompetente për këtë licencim të vendeve ku ndodhen strukturat akomoduese dhe nëse aplikon për statusin special për 5 yje, të ketë ndërtuar dhe/ose menaxhon të paktën 5 (pesë) struktura akomoduese në fushën e turizmit, të cilat janë të licencuara me 5 yje nga autoritetet kompetente për këtë licencim të vendeve ku ndodhen strukturat akomoduese.
Këto struktura akomoduese janë në pronësinë direkte të aplikuesit dhe/ose operatorit menaxhues ose administrohen nga ata nëpërmjet kontratave të menaxhimit, të qirasë, të kontratave frachising apo të ngjashme me to. Strukturat akomoduese ndodhen në të paktën 3 vende të Bashkimit Europian.
Në rastet kur strukturat akomoduese nuk ndodhen në të paktën 3 vende të Bashkimit Europian, atëherë aplikuesi duhet të ketë investuar në ndërtimin dhe/ose menaxhon të paktën 8 (tetë) struktura akomoduese në fushën e turizmit, të cilat janë të licencuara me 4 apo 5 yje (sipas rastit) nga autoritetet kompetente për këtë licencim të vendeve ku ndodhen strukturat akomoduese, të cilat ndodhen në destinacione ndërkombëtare të turizmit./ Monitor
Të fundit


Malltezi: SPAK e pranon, jemi në një proces që filloi me kallëzimin e rremë të Ballës
10 Korrik 2025, 22:34

Si të çliroheni nga bllokimet emocionale me anë të ushtrimeve
10 Korrik 2025, 21:57

Lala: Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak
10 Korrik 2025, 21:40
"Hajt t'i biem' se është i djathtë", Boçi: Në Theth synohen investitorët strategjikë
10 Korrik 2025, 21:33
VIDEO/ Sherr në parlamentin e Bolivisë, deputetët përplasen fizikisht
10 Korrik 2025, 21:20
Salianji: Çështja ime u nxor jashtë radhe, po goditen ata që shqetësojnë Ramën
10 Korrik 2025, 21:09
Salianji akuzon sistemin gjyqësor me emra: Më dënuan me dëshmi të rreme
10 Korrik 2025, 21:07
Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit
10 Korrik 2025, 21:01

Qeveria miraton procedura të reja për deklarimin e vendbanimit në e-Albania
10 Korrik 2025, 20:39
“Mbretëresha e lumenjve të Evropës”, 7 bashki derdhin ujërat e zeza në lumin Vjosë
10 Korrik 2025, 20:21
Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth
10 Korrik 2025, 20:18
3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga ‘Hëna e Plotë’ e 10 Korrikut
10 Korrik 2025, 20:04
Emërohet drejtuesi i ri i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё
10 Korrik 2025, 19:51
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
10 Korrik 2025, 19:40
‘Gruaja e lodhur’/ Sindroma që prek mijëra gra çdo ditë
10 Korrik 2025, 19:34
Çanta origjinale Hermès e Jane Birkin shitet për 10 milionë dollarë
10 Korrik 2025, 19:26

Nënshkruhet marrëveshja Britani-Ukrainë për 5 mijë raketa Thales
10 Korrik 2025, 19:00
Zjarr në Zvërnec, flakët rrezikojnë dy hotele
10 Korrik 2025, 18:57
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
10 Korrik 2025, 18:39
Spahia: E vërteta e madhe e akuzës së fortë të banorëve të Thethit
10 Korrik 2025, 18:35
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
10 Korrik 2025, 18:15
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
10 Korrik 2025, 18:10
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
10 Korrik 2025, 17:57
Dënim i ri me rregullore të 're'
10 Korrik 2025, 17:54
Përkthyesi i BE-së pushohet nga puna për shkak të frikës për sigurinë e Zelenskyy
10 Korrik 2025, 17:45
'Ti je polic, por jo Zot me ma marrë shpirtin', protestë për Agon Zejnullahun
10 Korrik 2025, 17:41

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë infeksion
10 Korrik 2025, 17:10
Video/ Rama përsërit skenarin, ulet sërish në gjunjë para Melonit
10 Korrik 2025, 16:56
I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak
10 Korrik 2025, 16:46

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
10 Korrik 2025, 16:36
Vdekja e 27-vjeçarit, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit
10 Korrik 2025, 16:21
Video/ Digjet një banesë në Tiranë pranë Pazarit të Ri
10 Korrik 2025, 16:09

Trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO lë në burg tre të pandehurit (EMRAT)
10 Korrik 2025, 15:51
Xhensila ndez rrjetin me urimin e saj për ditëlindjen e Ledrit
10 Korrik 2025, 15:42
Janë plot me pesticide! Lista me 12 produktet që duhet të kemi kujdes
10 Korrik 2025, 15:31

Aksident në Shëngjin, përfundon te Trauma 49-vjeçari
10 Korrik 2025, 15:11
Malltezi: Brenda një dite më sekuestruan llogaritë, pronat dhe aksionet
10 Korrik 2025, 15:01
BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza
10 Korrik 2025, 14:55


Vrasja e Renis Dobrës, nxirret nga uji mjeti i 23-vjeçarit
10 Korrik 2025, 14:29
Tarifat e Trump ndaj Brazilit rrisin çmimin e kafes
10 Korrik 2025, 14:16
Ursula von der Leyen i mbijeton votëbesimit
10 Korrik 2025, 14:04
Gjyqi për "Plumbin e Artë”/ Debate të forta në GJKKO, shtyhet sërish seanca
10 Korrik 2025, 13:55
Vrau efektivin e Shqiponjave, Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën
10 Korrik 2025, 13:46
Zjarr në Lezhë, flakët pranë nënstacionit elektrik
10 Korrik 2025, 13:32
Banorët përplasen me policinë në Theth, një gruaje i bie të fikët
10 Korrik 2025, 13:24
“Ramë i xanun”
10 Korrik 2025, 13:15

Tre shenjat e horoskopit që kanë gjasa të divorcohen në muajin korrik
10 Korrik 2025, 12:45
Kokë turku për një Republikë pa leje
10 Korrik 2025, 12:35
“Ka shkretuar kombin e vet”/ Berisha: Rama burgos kundërshtarët!
10 Korrik 2025, 12:26

Plagoset me thikë shqiptari në Itali
10 Korrik 2025, 12:08



Inaugurimi i shtatores së Josif Budos, Berisha: Frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët
10 Korrik 2025, 11:33

Vijon "turi i pastrimeve"/ Drejtorët e Bashkisë së Durrësit dorëzojnë sot dorëheqjet
10 Korrik 2025, 11:11
23-vjeçari në Mat u mbyt me litar, shoqërohen 4 të dyshuar
10 Korrik 2025, 10:58
35-vjetori i rënies së dëshmorit Josif Budo, Berisha i pranishëm në ceremoni
10 Korrik 2025, 10:49
Pas shkarkimeve, komandohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:30
BIRN: Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur
10 Korrik 2025, 10:29
Aksioni në Theth, shkarkohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:16
Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës
10 Korrik 2025, 10:01
Inceneratori nuk ekziston, por qeveria vijon te shtojë fondet
10 Korrik 2025, 09:51
Shqipëria po plaket me ritme të shpejta! 30% e popullsisë mbi 60 vjeç
10 Korrik 2025, 09:46
Fundi i një epoke, Modric i thotë 'lamtumirë' Real Madridit
10 Korrik 2025, 09:36
Mali i Dukatit prej 6 ditësh në flakë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri
10 Korrik 2025, 09:27

“Varfëria në rritje”/ DW: Shumë njerëzve në Gjermani nuk u del rroga
10 Korrik 2025, 09:08
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Korrik 2025, 08:51
Këmbimi valutor 10 Korrik, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
10 Korrik 2025, 08:51

Foto/ Shkrumbohet gjatë natës restoranti në Theth, zjarri vihet nën kontroll nga banorët
10 Korrik 2025, 08:21

Rikthehet e nxehta përvëluese, termometri ngjitet deri në 40°C
10 Korrik 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Korrik 2025, 07:46
Operatori turistik në Theth: Po na shembin shtëpitë pa paralajmërim
9 Korrik 2025, 22:54
Malltezi akuza Gabriel Escobar: U kërkoi prokurorëve të veprojnë ndaj Sali Berishës
9 Korrik 2025, 22:33
Trump dhe komandanti izraelit paralajmërojnë: Armëpushimi në Gaza mund të jetë pranë
9 Korrik 2025, 22:13
Zjarri në Landfillin e Elbasanit, pedagogu: Është një kancer dhe krim mjedisor
9 Korrik 2025, 21:54
Ndodh në Kukës, gruas me tetë fëmijë i marrin lekët e raportit të lindjes
9 Korrik 2025, 21:38
Beleri në PE: Raporti për Shqipërinë i zbukuruar, realiteti flet për dështime
9 Korrik 2025, 21:28
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë
9 Korrik 2025, 21:22
Berisha apelon sërish: Stop terrorit shtetëror mbi banorët e Thethit!
9 Korrik 2025, 21:15
Virusi i 'sëmundjes së puthjes' lidhet me disa forma kanceri
9 Korrik 2025, 21:04
Malltezi rrëfen pas lirimit: Drejtësia është kthyer në armë politike
9 Korrik 2025, 20:51
Vokshi: Ka ngecur integrimi i Shqipërisë në BE, shkak mungesa e zgjedhjeve të lira
9 Korrik 2025, 20:37