Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Analisti Andi Bushati ka folur në lidhje me marrëdhëniet e Partisë Demokratike pas zgjedhjes së kryetarit Sali Berisha, referuar edhe faktit që është një figurë politike e shpallur non grata nga SHBA.
I ftuar në ‘Open’ në News 24, Bushati thotë se opozita ka shpëtuar nga një kurth që synonte ta kthente në një opozitë kukull.
“Sinjale që ndërkombëtarët po izolojnë PD. Pyetja është: A shpëtoi me Berishën PD-ja nga izolimi. Po të kthejmë filmin shohim që pati një plan kryesisht të organizuar nga Yuri Kim për ta katandisur opozitën në një grup dordolecësh.
Ta ndash partinë nga votuesit e vet. Të bësh një opozitë kukull që e përdor qeveria dhe nuk e voton masa. Nga ky izolim opozita shpëtoi. A do ketë një rrethim Berisha tani, kjo pritet të shihet”, tha Bushati.