Flash News

E-TJERA

“Aplikoi për vilën e pestë në bashki”, kunati i Lulzim Bashës padit për shpifje Erion Veliajn

“Aplikoi për vilën e pestë në bashki”, kunati i

Erion Isufi, kunati i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paditur për shpifje kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Përmes një padie të depozituar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin dhe Organizuar, Isufi ka kërkuar ta shpallë Veliajn fajtor pasi ky i fundi ka deklaruar se “kunati i Bashës zotëronte 4 vila dhe i kishte përfituar ato gjatë periudhës së pandemisë”.

Motivi që Isufi pretendon se e ka shtyrë Veliajn, si drejtues i fushatës së PS-së në Tiranë, të hedhë akuza të tilla me qëllim që të dëmtojë perceptimin e publikut për viktimën e akuzave si familjar i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kunati i Lulit kishte aplikuar në Bashkinë e Tiranës për vilën e pestë – një pafytyrësi! Ti jep njëherë një kuti me ndihma ushqimore apo një konteiner për familjet e tërmetit. U thashë ta harrojnë lejen për vilën e pestë! Mirë që i shtojnë vilat në vit pandemie, por aplikojnë edhe për një tjetër. Lejen për vilën e pestë do ta marrin vetëm kur të falin një nga katër vilat e tjera. Flasin për varfëri dhe aplikojnë për vila, pafytyrësi”, ishte deklarata e Veliajt, e përmendur edhe në padinë e Isufit. 

“Aplikoi për vilën e pestë në bashki”, kunati i

Të fundit