Flash News

E-TJERA

Bëri për spital të riun grek, vetëdorëzohet në polici boksieri shqiptar

Bëri për spital të riun grek, vetëdorëzohet në

Boksieri shqiptar Migen Pepa, i cili 7 ditë më parë dërgoi në reaminacion 36-vjeçarin Thanos Adam pas një sherri, mësohet se është vetëdorëzuar në polici.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, Pepa është dorëzuar në Komisariatin e Elefsinës.

Pepa i shoqëruar nga avokati i tij ka shkuar në komisariat për të dëshmuar për ngjarjen.

Sherri mes tyre ka ndodhur të premten në mbrëmje. Thanos kishte dalë dhe duke u kthyer për të marrë makinën e tij, kishte debatuar me dy persona që ndodheshin në një automjet dhe që hynë ilegalisht në një rrugë njëkahëshe.

 Më pas, sipas vëllait të viktimës, Thanos kishte debatuar me disa persona dhe më pas është goditur ose me një send të fortë, ose me grushta.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit