Flash News

E-TJERA

Bilancin e nëntorit/ 18 punonjës policie janë paditur në Prokurori

Bilancin e nëntorit/ 18 punonjës policie janë paditur në

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka publikuar shifrat e veprimtarisë që është kryer përgjatë muajit nëntor të këtij viti.

Sipas AMP janë paditur në Prokurori 18 punonjës.

VEPRIME HETIMORE

11 referime në Prokurori për 18 punonjës të Policisë së Shtetit dhe 5 shtetas, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

ARRESTUAR/NDALUAR NË FLAGRANCË

6 persona ( 1 punonjës policie dhe 5 shtetas)

EKZEKUTIM I VENDIMEVE PROKURORI/GJYKATË

“Pezullim i ushtrimit të një detyre nga shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”: 2 punonjës policie

 “Pezullim i ushtrimit të një detyre nga shërbimi publik” dhe “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”: 1 punonjës policie

“Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”: 1 shtetas

“Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”: 1 shtetas

10 INSPEKTIME TË PAPLANIFIKUARA

KOMISIONI DISIPLINOR

Për 1 punonjës policie është vendosur masë disiplinore “Shtyrje e afatit të gradimit për 6 muaj”.

Për 2 punonjës policie ka filluar hetim disiplinor për “Shkelje të rëndë”.

Për 1 punonjës policie është rekomanduar fillimi i hetimit për “Shkelje të lehtë” nga D.V.P Tiranë

Për 2 punonjës policie është vendosur “Pezullim i hetimit disiplinor” deri në përfundim të hetimit penal.

Për 8 punonjës policie është vendosur “Përfundim i hetimit disiplinor” pa shkelje administrative.

Për 1 punonjës policie është vendosur “Mosfillim i hetimit disiplinor”, pasi nuk konstatohet shkelje administrative.

ANKESAT

153 ANKESA TË TRAJTUARA

14 raste, ankesat të drejta

108 raste, ankesat të pabazuara

29 raste, ankesat nuk provohen

2 raste, ankesa si procedim penal

136 ANKESA TË ADMINISTRUARA

295 TELEFONATA

107 brenda AMP

72 jashtë AMP

116 dhënë informacioni

Të fundit