Flash News

E-TJERA

Blegtorët e Jugut në protestë: Shteti të rrisë subvencionet

Blegtorët e Jugut në protestë: Shteti të rrisë

Blegtorët e Gjirokastrës dhe të Sarandës kanë protestuar këtë të shtunë tek ura e Kardhiqit, ku kërkuan mbështetje nga shteti.

Ata u shprehën të shqetësuar për uljen e çmimit të grumbullimit të qumështit nga baxhot e tyre, çka ka shkaktuar vështirësi financiare.

Sipas tyre, baxhot e bulmetit kanë ulur çmimin nga 170 lekë/litër në 130-140 lekë/litër duke i çuar blegtorët drejt falimentimit.

Blegtorët kërkojnë një takim urgjent me përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe kanë parashtruar një sërë kërkesash, përfshirë vendosjen e një çmimi tavan për qumështin, dyfishimin e subvencioneve, transparencë në ndarjen e kullotave dhe ndërtimin e veprave ujore që do të shërbejnë për zhvillimin e blegtorisë.

Të fundit