Flash News

E-TJERA

“Dallga e së vërtetës po iu godet”, Francesco Becchetti 'nuk e kursen' qeverinë shqiptare

“Dallga e së vërtetës po iu godet”, Francesco

Qeveria shqiptare refuzon të pranojë humbjen përballë biznesmenit italian Francesco Becchetti. Gjykata e Arbitrazhit mbylli përfundimisht çështjen duke i faturuar shtetit shqiptar plot 25 milionë euro gjobë.

Por, Francesco Becchetti nga ana tjetër nuk i është kursyer qeverisë shqiptare duke iu përgjigjur me një letër. Letra e cila është publikuar në emisionin “Money” në Euronews Albania, është shkruar nga Becchetti më 14 prill të këtij viti.

“Ju jeni plotësisht të ndërgjegjshën se gjithçka që keni bërë këto 10 vite kundër meje është e paligjshme. Por ajo që më habit është dallga e kthimit të së vërtetës që po iu godet si një cunami”, shkruan Becchetti në letër.

Lufta të cilën qeveria nuk e ka deklaruar të mbyllur, duket se nuk po e pengon Becchettin të përmbushë misionin e tij. Biznesmeni italian ka nisur në vende si Belgjika, Austria, bllokimin e 50 milionë euro aseteve që ka në llogari në Shqipëri.

Fatos Lazimi, ish-anëtar i Gjykatës së Arbitrazhit ICC Paris, ka thënë për “Money” se ka burime zyrtare që tregojnë se biznesmeni italian ka sekuestruar llogaritë e ALBCONTROL. Sipas tij, vendimi flet për 110 milionë euro, por ka edhe interesa që rriten çdo ditë.

“Ka të dhëna që janë sekuestruar llogari të ALBCONTROL-it. Ka informacione nga burime zyrtare të konfirmuara që një studio austriake në Vjenë ka bllokuar 25 mln euro që janë në favor të shtetit shqiptar. Duhet të kemi parasysh që asetet që bllokohen i shërbejnë qëllimeve tregtare të shtetit shqiptar. Pra, thënë ndryshe, nëse Becchetti nuk do të preferojë të zgjedhë Shqipërinë për të ekzektuar direkt vendimin e tij, ai do shkojë në vende të tjera që janë anëtare të Konventës, dhe do bëjë bllokimin dhe sekuestrimin e aseteve në vlerën që synohet të përmbushet detyrimi si masë vendimi. Vendimi është 110 mln euro në principal, por janë dhe interesat që rriten çdo ditë dhe beteja e Becchettit për ti grumbulluar këto para, nuk do jetë e lehtë”, është shprehur Fatos Lazimi.

 

Të fundit