E-TJERA

“E kisha paralajmëruar”, eksperti: Hakerat kanë sulmuar të dhënat e “Air Albania”, kompania ka afat deri në 14 shkurt

“E kisha paralajmëruar”, eksperti: Hakerat kanë sulmuar

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka njoftuar se kompania “Air Albania” ka rënë pre e një sulmi kibernetik.

Në një reagim të bërë në Facebook, ai shkruan se janë hakeruar të dhënat e kompanisë dhe se i është vënë afat deri në 14 shkurt të këtij vitit për të paguar një shumë parash.

“Kisha kohë që paralajmëroja sulmet kibernetike ndaj kompanive të sektorit privat në Shqipëri. Kompanisë Air Albania i janë hakeruar së fundi të dhënat dhe i është vendosur afat deri në 14 shkurt 2023 për të paguaj gjobën në këmbim të kthimit të tyre nga grupi kriminal kibernetik (LockBit ransomëare group)”, shkruan eksperti.

“E kisha paralajmëruar”, eksperti: Hakerat kanë sulmuar

Të fundit