Flash News

E-TJERA

Edhe Indrit Sefa braktis Bashën: Nuk e fitova dot betejën me Sali Berishën

Edhe Indrit Sefa braktis Bashën: Nuk e fitova dot betejën me Sali

Përfaqësuesi ligjor i Lulzim Bashës, Indrit Sefa, ka njoftuar largimin nga posti që ka mbajtur deri më tani.

Përmes një njoftimi në Facebook Sefa shkruan se ka vendosur të tërhiqet nga rrugëtimi i tij politik dhe pranon se nuk e fitoi dot betejën me Sali Berishën.

“Dorëzimi i rekursit shënoi dhe aktin tim të fundit politik. Kam vendosur që rrugëtimi im politik të mbyllet këtu. Ky vendim vjen si një reflektim i gjatë dhe i vështirë për mua, por i domosdoshëm për kushtet dhe rrethanat.

Vendimi im nuk është i ndikuar as nga lodhja nga betejat e viteve të fundit, as nga përpjekjet e gjata dhe të mundimshne për të ofruar një alternativë të re. Edhe pse më duhet të jem i sinqertë me veten dhe demokratët që kam njohur gjatë këtij rrugëtimi dhe ta pranoj se unë si dikush i ardhur në politikë me qëllime të mira dhe qëndrime konsistente nuk e fitova dot betejën më Sali Berishën, rrymën dhe frymën që ai ka përçuar për më shumë se 30 vite në politikë dhe në PD.

Qëndrimet e mia ndaj Sali Berishës, politikës dhë oborrtarëve të tij janë publike dhe unë vazhdoj të besoj në çdo qëndrim dhe deklaratë që kam bërë. Personalisht e kam të pamundur të përfshihem në atë grupim njerëzish që sot mbajnë simbolet e PD-së e me të cilët nuk ndaj të njëjtat vlera njerëzore dhe qytetarie apo koherencë politike”, shkruan Sefa.

Të fundit