
Flash News
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'

Ndue Ukaj
I
Ernest Koliqi në historinë e kulturës shqiptare zë një vend të spikatur për meritat e tij madhore në disa fusha të dijes, të arsimit dhe të artit. Ai ka shkruar poezi, shquhet sidomos si tregimtar, por edhe si profesor e drejtues i revistës me peshë kulturore “Shêjzat”, si ministër arsimi e drejtues institucionesh kulturore, si përkthyes nga italishtja në shqip dhe anasjelltas, si studiues i zellshëm që çmon punët e të tjerëve, siç janë vlerësimet mbresëlënëse për Jeronim de Radën, Naim Frashrin, Gjergj Fishtën, Ndre Mjedjen, Luigj Gurakuqin, Faik Konicën, Mustafa Krujën, etj., - të cilëve iu njeh meritat madhore e cilësitë kulturore në krijimin e kulturës shqiptare.
Koliqi lindi në Shkodër me 20 maj 1903, pikërisht para 120 vjetëve, në një familje të shquar që kombit i dha Kardinalin Mikel Koliqi dhe intelektualin Viktor Koliqi; lindi në kohën kur shqiptarët e dërmuar nga sundimi i gjatë osman përgatitshin të pavarësoheshin. U edukua në mjediset e këtij qyteti, në një kohë kur në të dhe përreth tij jetonin intelektualë dhe krijues të shquar, si: Gurakuqi, Mjedja, Fishta, Harapi, Shantoja, Shllaku e plot të tjerë. Pikërisht ky mjedis dhe fryma e kohës, me ideale fisnike e gjakime të mëdha për t’i dhënë kombit të mjerë dije e kulturë e mëkuan me dashuri dhe e ushqyen me ide e ideale për të bukurën, të dobishmen dhe estetikën.
Koliqi bazat e arsimimit i mori në Kolegjin Saverian, pastaj shkoi në Itali ku u thellua në studime e lexime dhe u formua me koncepte moderne për kulturën, gjuhën e artin.
Ai u formua në një qytet me traditë kulturore, në kryeqendrën kulturore shqiptare, në Shkodër, ku u krijuan veprat më të rëndësishme të artit e ta albanologjisë, të gjuhës dhe antropologjisë kulturore - dhe i lidh dy traditat më të rëndësishme e më të bukura të kulturës e artit shqiptar: traditën e madhe françeskane, të cilat kulturës shqiptare i dhanë veprat më përfaqësuese, me poetin kombëtar Gjergj Fishtën, dhe atë jezuite me përfaqësues poetin e madh Ndre Mjedja, dukuri këto kulturore e estetike, të cilat Koliqi i njihte mirëfilli e për të cilat shkroi një studim me vlerë, “Dy shkollat letrare shkodrane.”[1] Edhe si shkrimtar, Koliqi është rrjedhoja më e bukur e këtyre dy llavave të forta kulturore, por edhe e mjediset kulturore të Shkodrës, qytet ky që në historinë shqiptare ka përmasën e asaj që ka Firencja për kulturën italiane e perëndimore.
Veprimtaria e poetike e Koliqit:
“Kushtrimi i Skënderbeut”, (1924)
“Gjurmët e stinëve”, (1933)
“Symfonia e shqypeve”, (1936)
“Kangjelat e Rilindjes”, (1959)
Shkëlqimi i tij artistik, ndërkaq, kulmon në artin e prozës, duke i dhuruar letërsisë shqipe përmbledhjet me tregime e novela, "Hija Maleve" (1929), "Tregtar flamujsh" (1935), “Pasqyrat e Narçizit” (1936) të cilat qëndrojnë në themelet e prozës moderne shqipe.
Koliqi është autor edhe i romanit “Shija e bukës së mbrume, (1960).
Gjatë punës së tij të frytshme kulturore, ai iu kushtua edhe përkthimit të kryeveprave të letërsisë botërore, sidomos të asaj italiane. Me pasion, përktheu poetët e mëdhenj të Italisë “Poetët e mëdhej t’Italis”, (1932 dhe ma vonë në vitin 1936): Danten, Petrarkën, Arioston, Tason, Karduçin, Paskolin, por përktheu edhe poetë shqiptarë në italisht. Gjithashtu duhet përmendur edhe fakti se Koliqi iu përkushtua edhe mbledhjes dhe botimit të folklorit, sidomos të atij arbëresh.
Pra, ndihmesat e Koliqit në kulturën shqiptare janë të shtrira në disa fusha dhe kudo ka gjurmë të pashlyeshme e domethënëse.
II
Ernest Koliqi mendonte se për t’ia ndalë hovin së keqes që kishte pllakosë mbi shqiptarët e molepsur nuk kishte armë tjetër pos kulturës dhe arsimit. Dhe si punëtor i madh i kulturës, e përdori pikërisht këtë armë, duke besuar me devocion në fuqinë e artit, madje duke e konsideruar të epërme dhe me funksione primare në historinë e kombit shqiptar. Në tekstin “Tre poetët më të mëdhenj shqiptarë", ai thotë se “De Rada (1814-1903), Naim Frashri (1846-1900) dhe Gjergj Fishta (1871-1940) mund të konsiderohen me plot arsye ndërtuesit e Shqipërisë së sotme.” [2] Dhe më tej analizonte rolin epërm, gati profetik që patën shkrimtarët shqiptarë në betejën e vështirë për vetëdijesim kombëtar, në një kohë kur gjendja e kombit ishte e mjerueshme dhe prapambeturia e thellë.
Mbi këtë premisë ai ndërton njëlloj aksiologjie të vlerave, dhe meritat në formimin e kombit, iu atribuon pikërisht shkrimtarëve, të cilët sipas tij ngjajnë në Orfeun “që i lëvizte gurët me tingullin e lirës dhe u jepte shpirt në mënyrë që ata vetë të vendoseshin njëri mbi tjetrin dhe të ndërtonin qytetin e rrethuar me mure të mrekullueshme, ashtu edhe tre poetët tanë i bindën me forcën e pastër të poezisë edhe fiset më të konfrontuara shqiptare.”[3]
Në të vërtetë, vetë Koliqi dhe vepra e tij janë rrjedhojë e kësaj filozofie. Në fakt, këto koncepte krijuese e intelektuale bëhen njëfarë mënyrë boshti i angazhimeve të tij, sipas bindjes se tij që shprehte se një komb që përbuzte traditat e veta, vendoste vetëvrasjen e vet dhe në këtë betejë, ai është unifikues, e lidh malin me qytetin, të vjetrën me të renë.
Këtë rrugë dhe këtë model kulture, Koliqi e ndjek edhe në krijimtari artistike, sidomos në tregimet edhe novelat e tij, por edhe në veprën letrare e studimore, ku e lidh traditën me të tashmen dhe bëhet shprehje e së resë, duke themeluar tregimin modern shqiptar e duke krijuar institucione të vlefta kulturore.
Pikërisht këto tipare e bëjnë personalitetin e tij model unik kulturor në krijimtari dhe në fushën studimeve.
Pra, Koliqi punoi me bindjen se një shoqëri vlen aq sa është e kulturuar, përparon aq sa i kushton vëmendje e rëndësi kulturës dhe pranohet në vlerat e përbotshme aq sa ka forcë t’i japë vlera ushqyese kulturës dhe civilizimit botëror, prandaj përpjekja e tij për t’i dhënë kombit vlera shumëdimensionale nuk pushoi kurrë.
III
Në përkim me mësimin parabolik biblik, të cilin Koliqi e njihte mirëfilli, ai hyri në tokën kulturore me vetëdijen se të korrat ishin të mëdha dhe punëtorë kishte pak dhe vetë iu përvesh punës e bë punëtor i palodhshëm dhe i pashoq në këto korra të mëdha, dhe kudo dha kontribut cilësor e shumëdimensional.
Dhe te novela “Gjaku” ku Koliqi e bën pyetjen ma të ndërgjegjshme që mund të bëjë një shkrimtar e intelektual “A ka send mâ të mrekullueshëm në këtë botë se me i sjellë qytetnimin nji kombi zhytë n' errsin e padijes?” Dhe përgjigja është kjo:
“Ai qi kalon nëpër popull tue hedhë faren për nji jetë mâ të mirë, ai qi e ndriçon me nji dritë mâ të bukur tokën qi na ushqen, ai qi bân me ngadhnjye agimet në muzgun e pacaktuem të shpirtnave, shkurt: kush i difton nji udhë të rë qytetnije të vërtetë, â i denjë me qênë i nderum si gjysmë perendije.”[4]
Dihet, rrethanat e vështira nëpër të cilat ka kaluar kombi shqiptar dhe pasojat e mjerueshme që la robëria e gjatë osmane ndikuan që shkrimtarët shqiptarë të ngarkohen me një mision fisnik, për çka flet Koliqi përmes zërit të personazhit të prozës “Gjaku”: të hapin udhë të re qytetnije, të hedhin farën e kulturës në një tokë të shkretuar, të ndezin dritën në terr të madh, të ujitin thatësitë e mëdha dhe të bëhen gurrë frymëzimi për të shuar etjen shekullore.
Dhe këtë ndërlidhni kulturore kaq të bukur, ndoshta më të rëndësishmen në kulturën shqiptare, siç shprehej Martin Camaj, ai arriti ta bënte ngaqë besonte te cilësitë pozitive të kombit shqiptar.
IV
Ernest Koliqi zë një vend të rëndësishëm në historinë kulturore shqiptare edhe për një kontribut madhor në arsimin shqiptar pas emërimit të tij Ministër Arsimi në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria u pushtua nga Italia. Me të marrë detyrën, ai nisi për Kosovë një çetë të madhe arsimtarësh dhe për Kosovën e asokohshme, të dërmuar, të pushtuar nga serbët, pa shkolla, pa elita e në një terrinë të madhe, ndërmarrja e tij për t’i dërguar asaj një çetë të madhe mësuesish, ngjan si një ndërhyrje e forcave të epërme, thjesht madhështore dhe me siguri më e rëndësishmja në historinë e këtij vendi, prandaj Kosova i detyrohet shumë punës së tij.
Gjithë kësaj kohe, nën përgjegjësinë e tij personale, ai nisi drejt “Tokave të lirueme” një ushtri të arsimit e kulturës, frytet e së cilës janë themelet e Kosovës së sotme.
V
Veprën artistike të Koliqit e dominon tema e Shkodrës, qytet ky që ngjan në një Itakë malli e dashurie, ku shfaqen me ngjyra të bukura artistike peizazhet e qytetit, mbrëmjet e mëngjeset shkodrane, muret, përplasjet e së resë me të vjetrën, në të cilat holli Koliqi gjithmonë krijon shtigje për lexuesin e tij përmes tingujve të bukur e shprehjeve të ëmbla, përmes fantazisë krijuese që lidhet ngushtë me jetën reale dhe përmes idealeve të larta që lidhen me gjendjen reale, të cilën kërkon ta emancipojë.
Në historinë e prozës shqipe, Koliqit i takon merita kryesore si themelues i prozës moderne shqipe, të cilën e pasuroi në stil e në gjuhë, duke futë edhe një element të panjohur deri atëherë. Ai krijoi modele të reja, sidomos të prozës psikologjike ku, siç kanë vu në dukje edhe studiues të ndryshëm, dalin në pah elementë të analizës psikologjike të llojit frojdist.
Në veprën e tij që vërtit rreth maleve dhe hijeve të Shkodrës, ndeshen e reja dhe prapanikja, por Koliqi si shkrimtar e sfidon lexuesin me nevojën e ndryshimeve: triumfin e dashurisë kundrejt urrejtjes e zakoneve prapanike, dijes kundrejt injorancës, estetikës kundrejt shëmtisë, dashurisë së njëmend për atdheun kundrejt shtirjes. Dhe përherë e ngre zërin kundrejt hovit të së keqes e shkulmit shkombëtarizues.
Fatkeqësisht, vepra e tij u këput prej rrjedhës së saj kur atdheu i tij u prangos nga komunistët që e urryen veprën e tij, por ajo u zhvillua hovshëm e frytshme në Romë, ku ai zhvilloi një jetë aktive intelektuale e krijuese dhe u bë përbashkues i intelektualëve e krijuesve të mëdhenj arbëresh e të diasporës, siç është pikëtakimi me Martin Camajn, tek i cili la gjurmë të pashlyeshme dhe i cili pasoi traditën e pararendësve të tij.
Për Koliqin, thoshte Camaj “vetmohemi për çështje, ndjenja e përgjegjësisë, për të punue e jetue si rilindës ishte e natyrshme dhe e vetvetishme. Ky qëndrim jetësor la ravë të qarta dhe në krijimtarinë letrare të Koliqit, së pari si krijues dhe mandej dhe si gjurmues i letërsisë shqipe. Në veprën e Koliqit u përjetësuan dhe kthesat e rrymave letrare sepse Ai qe i hapur gjithnjë kah frymëzimeve të reja, por tema thelbësore mbetet deri në fund çështja e ekzistencës së kombit, “mbetja gjallë” ose “gjallnesa”. Ndërrojnë gjinitë letrare të Koliqit, por kjo përmbajtje mbizotnon; dinte të përdoronte pendën e vet të mprehtë në shkrime me karakter polemik pa ngurrim se po bahej “i padashun”, kur ia merrte mendja se ishte në interes të çështjes.”[5]
Ernest Koliqi ishte i mbrothur me ideale të larta dhe fisnike. Atë e mundonte përçamja e pabesia. Në letërkëmbimet e tij, flet me shqetësime tronditëse për veset kombëtare, për çka tregon një letër drejtuar Mustafa Krujës kur analizon nihilizmin që i shkatërronte asokohe zemrat shqiptare dhe për një ves të rëndë kombëtar: “ne shqiptarët, përgjithësisht, jemi bukur fort të prirun ka epshi i prozhmimit... Individualizmi i tepruem na i ndalon, përpara meritës së tejtërkuj, hovet e mêndes dhe të zêmrës.”[6]
Kundër këtij nihilizmi e kundër këtyre veseve ai u angazhua me dashuri vepruese, solidare, duke kërkuar pikat e bashkimit kulturor.
Dhe njëqind e njëzet vjet pas, mësimet e tij shembullore duhet të na shërbejnë sot dhe nesër që të mos ecim të verbuar "në nji tymnajë thânethashash pa krye e pa bisht, ku çdo Shqiptar krijon nji Shqipní mbas qejfit të vet, qi s’ka kurrnji lidhje me botën reale. E kënaqet sepse në kët Shqipni, sendërgjue prej fantazís s’ethun, ai e njeh veten te parë, âsht vetë Alì e vetë Kadì, mposhtë me mend ata qi i bâjnë hije dhe zgjâhet tue andrrue (në kllapí madhështore) nderime e shpërblime qi nuk barasohen kurrsesì me vleftën e tij morale e intelektuale."[7]
VI
Në ngrehinën tonë kulturore dhe identitare, tanimë gurët e këndit që ka vendosë Ernest Koliqi zënë vend të rëndësishëm e ballor, mësimet e tij kurrë të vjetruara dhe arti i tij, janë një gurgullim freskues, prandaj ata gurë rrezatues duhet t’i mirëmbajmë me kujdes, kurse gjurmëve të tija duhet të ecim syçelë për të mos humbë në mjegull, e veprën e tij artistike duhet ta bëjmë shujtë shpirtërore që t’i fisnikërojmë sjelljet tona dhe të përmirësojmë shëndetin kombëtar, sepse, ai është një personalitet poliedrik dhe me kontribute të shumanshme, e personalitetet e tilla në historinë e një kombi s’janë shumë, por janë dritëdhënës e udhëndriçues që përcaktojnë kahet e zhvillimit të një kombi, prandaj mësimi për ta dhe mësimi prej veprave të tyre mbetet mësimi më i mirë për të sotmen e të nesërmen tonë kombëtare.
Prej veprës së tij artistike e studimore e kuptojmë se ai ishte vërtet një besimtar i devotshëm dhe i palëkundur i kulturës; i vetëdijshëm se kultura ishte arma më fisnike e më e fuqishme për t’ia ndalë hovin së keqes. Duke besuar te kjo armë, ai nuk hezitoi për asnjë çast të jetës së tij ta përdorte atë; e përdori forcën e saj për t’iu dhënë kahe pozitive zhvillimeve shpirtërore, për të pasuruar me punë fisnike jetën e varfër shpirtërore e intelektuale të kohës, gjë të cilën e shprehte në shkrimet artistike, por edhe në studimet e analizat kur shprehej se “sidomos kultura asht arma ma e përshtatun për t’ia thye hovin shkulmit të parimeve shkombëtarizuese që mërzisin e molisin popullin e Shqipnis së mjerë.”
Në 120-vjetorin e lindjes së tij, tashmë mund të thuhet se vepra e Koliqit e ka fituar kohën e pambarim e personaliteti i tij është me ndikim të madh në rrjedhat tona shoqërore e kulturore.
Bibliografi
Ernest Koliqi, Dy shkolla letrare shkodrane, Shpresa, 1998
Ernest Koliqi, Kritikë dhe estetikë, Apollonia, 1999
Ernest Koliqi, Tregtar flamujsh, Pakti, 2009
Revista “Shêjzat”, Vjeti XIX/1978
“Shêjzat, Viti IV, korrik-dhjetor 2019
Shkrimarët Shqiptarë, 1941, V. II.
(Ky teksti është botuar te revista “Hylli i Dritës”, nr 1, 2023 dhe është lexuar me rastin e 120-vjetorin e lindjes së Ernest Koliqit, në aktivitetin e organizuar nga Biblioteka Kombëtare të Kosovës dhe po ashtu nga Biblioteka “Ernest Koliqi” të Katedralja Nënë Tereza në Prishtinë.)
[1] Ernest Koliqi, Dy shkolla letrare shkodrane, Shpresa, 1998
[2] Ernest Koliqi, Kritikë dhe estetikë, Apollonia, 1999, fq. 86
[3] Po aty, fq. 86.
[4] Ernest Koliqi, Tregtar flamujsh, Pakti, 2009, fq. 3
[5] Revista “Shêjzat” (Le Pleiadi),Vjeti XIX/1978. f. 7-10
[6] Shejzat, Viti IV, korrik-dhjetor 2019, fq. 144
[7]”Shejzat“ (1972), te Ernest Koliqi, Vepra 6, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 356.
Të fundit


Malltezi: SPAK e pranon, jemi në një proces që filloi me kallëzimin e rremë të Ballës
10 Korrik 2025, 22:34

Si të çliroheni nga bllokimet emocionale me anë të ushtrimeve
10 Korrik 2025, 21:57

Lala: Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak
10 Korrik 2025, 21:40
"Hajt t'i biem' se është i djathtë", Boçi: Në Theth synohen investitorët strategjikë
10 Korrik 2025, 21:33
VIDEO/ Sherr në parlamentin e Bolivisë, deputetët përplasen fizikisht
10 Korrik 2025, 21:20
Salianji: Çështja ime u nxor jashtë radhe, po goditen ata që shqetësojnë Ramën
10 Korrik 2025, 21:09
Salianji akuzon sistemin gjyqësor me emra: Më dënuan me dëshmi të rreme
10 Korrik 2025, 21:07
Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit
10 Korrik 2025, 21:01

Qeveria miraton procedura të reja për deklarimin e vendbanimit në e-Albania
10 Korrik 2025, 20:39
“Mbretëresha e lumenjve të Evropës”, 7 bashki derdhin ujërat e zeza në lumin Vjosë
10 Korrik 2025, 20:21
Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth
10 Korrik 2025, 20:18
3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga ‘Hëna e Plotë’ e 10 Korrikut
10 Korrik 2025, 20:04
Emërohet drejtuesi i ri i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё
10 Korrik 2025, 19:51
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
10 Korrik 2025, 19:40
‘Gruaja e lodhur’/ Sindroma që prek mijëra gra çdo ditë
10 Korrik 2025, 19:34
Çanta origjinale Hermès e Jane Birkin shitet për 10 milionë dollarë
10 Korrik 2025, 19:26

Nënshkruhet marrëveshja Britani-Ukrainë për 5 mijë raketa Thales
10 Korrik 2025, 19:00
Zjarr në Zvërnec, flakët rrezikojnë dy hotele
10 Korrik 2025, 18:57
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
10 Korrik 2025, 18:39
Spahia: E vërteta e madhe e akuzës së fortë të banorëve të Thethit
10 Korrik 2025, 18:35
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
10 Korrik 2025, 18:15
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
10 Korrik 2025, 18:10
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
10 Korrik 2025, 17:57
Dënim i ri me rregullore të 're'
10 Korrik 2025, 17:54
Përkthyesi i BE-së pushohet nga puna për shkak të frikës për sigurinë e Zelenskyy
10 Korrik 2025, 17:45
'Ti je polic, por jo Zot me ma marrë shpirtin', protestë për Agon Zejnullahun
10 Korrik 2025, 17:41

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë infeksion
10 Korrik 2025, 17:10
Video/ Rama përsërit skenarin, ulet sërish në gjunjë para Melonit
10 Korrik 2025, 16:56
I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak
10 Korrik 2025, 16:46

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
10 Korrik 2025, 16:36
Vdekja e 27-vjeçarit, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit
10 Korrik 2025, 16:21
Video/ Digjet një banesë në Tiranë pranë Pazarit të Ri
10 Korrik 2025, 16:09

Trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO lë në burg tre të pandehurit (EMRAT)
10 Korrik 2025, 15:51
Xhensila ndez rrjetin me urimin e saj për ditëlindjen e Ledrit
10 Korrik 2025, 15:42
Janë plot me pesticide! Lista me 12 produktet që duhet të kemi kujdes
10 Korrik 2025, 15:31

Aksident në Shëngjin, përfundon te Trauma 49-vjeçari
10 Korrik 2025, 15:11
Malltezi: Brenda një dite më sekuestruan llogaritë, pronat dhe aksionet
10 Korrik 2025, 15:01
BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza
10 Korrik 2025, 14:55


Vrasja e Renis Dobrës, nxirret nga uji mjeti i 23-vjeçarit
10 Korrik 2025, 14:29
Tarifat e Trump ndaj Brazilit rrisin çmimin e kafes
10 Korrik 2025, 14:16
Ursula von der Leyen i mbijeton votëbesimit
10 Korrik 2025, 14:04
Gjyqi për "Plumbin e Artë”/ Debate të forta në GJKKO, shtyhet sërish seanca
10 Korrik 2025, 13:55
Vrau efektivin e Shqiponjave, Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën
10 Korrik 2025, 13:46
Zjarr në Lezhë, flakët pranë nënstacionit elektrik
10 Korrik 2025, 13:32
Banorët përplasen me policinë në Theth, një gruaje i bie të fikët
10 Korrik 2025, 13:24
“Ramë i xanun”
10 Korrik 2025, 13:15

Tre shenjat e horoskopit që kanë gjasa të divorcohen në muajin korrik
10 Korrik 2025, 12:45
Kokë turku për një Republikë pa leje
10 Korrik 2025, 12:35
“Ka shkretuar kombin e vet”/ Berisha: Rama burgos kundërshtarët!
10 Korrik 2025, 12:26

Plagoset me thikë shqiptari në Itali
10 Korrik 2025, 12:08



Inaugurimi i shtatores së Josif Budos, Berisha: Frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët
10 Korrik 2025, 11:33

Vijon "turi i pastrimeve"/ Drejtorët e Bashkisë së Durrësit dorëzojnë sot dorëheqjet
10 Korrik 2025, 11:11
23-vjeçari në Mat u mbyt me litar, shoqërohen 4 të dyshuar
10 Korrik 2025, 10:58
35-vjetori i rënies së dëshmorit Josif Budo, Berisha i pranishëm në ceremoni
10 Korrik 2025, 10:49
Pas shkarkimeve, komandohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:30
BIRN: Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur
10 Korrik 2025, 10:29
Aksioni në Theth, shkarkohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:16
Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës
10 Korrik 2025, 10:01
Inceneratori nuk ekziston, por qeveria vijon te shtojë fondet
10 Korrik 2025, 09:51
Shqipëria po plaket me ritme të shpejta! 30% e popullsisë mbi 60 vjeç
10 Korrik 2025, 09:46
Fundi i një epoke, Modric i thotë 'lamtumirë' Real Madridit
10 Korrik 2025, 09:36
Mali i Dukatit prej 6 ditësh në flakë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri
10 Korrik 2025, 09:27

“Varfëria në rritje”/ DW: Shumë njerëzve në Gjermani nuk u del rroga
10 Korrik 2025, 09:08
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Korrik 2025, 08:51
Këmbimi valutor 10 Korrik, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
10 Korrik 2025, 08:51

Foto/ Shkrumbohet gjatë natës restoranti në Theth, zjarri vihet nën kontroll nga banorët
10 Korrik 2025, 08:21

Rikthehet e nxehta përvëluese, termometri ngjitet deri në 40°C
10 Korrik 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Korrik 2025, 07:46
Operatori turistik në Theth: Po na shembin shtëpitë pa paralajmërim
9 Korrik 2025, 22:54
Malltezi akuza Gabriel Escobar: U kërkoi prokurorëve të veprojnë ndaj Sali Berishës
9 Korrik 2025, 22:33
Trump dhe komandanti izraelit paralajmërojnë: Armëpushimi në Gaza mund të jetë pranë
9 Korrik 2025, 22:13
Zjarri në Landfillin e Elbasanit, pedagogu: Është një kancer dhe krim mjedisor
9 Korrik 2025, 21:54
Ndodh në Kukës, gruas me tetë fëmijë i marrin lekët e raportit të lindjes
9 Korrik 2025, 21:38
Beleri në PE: Raporti për Shqipërinë i zbukuruar, realiteti flet për dështime
9 Korrik 2025, 21:28
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë
9 Korrik 2025, 21:22
Berisha apelon sërish: Stop terrorit shtetëror mbi banorët e Thethit!
9 Korrik 2025, 21:15
Virusi i 'sëmundjes së puthjes' lidhet me disa forma kanceri
9 Korrik 2025, 21:04
Malltezi rrëfen pas lirimit: Drejtësia është kthyer në armë politike
9 Korrik 2025, 20:51
Vokshi: Ka ngecur integrimi i Shqipërisë në BE, shkak mungesa e zgjedhjeve të lira
9 Korrik 2025, 20:37