Flash News

E-TJERA

Gara për drejtuesit e policisë, dy kandidatë paraqesin ankimim

Gara për drejtuesit e policisë, dy kandidatë paraqesin ankimim

Procesi i zgjedhjes së drejtuesve të Policisë së Shtetit në qarqe, është ankimuar nga dy prej kandidatëve.

Dy ankimuesit janë Lorenc Panganika, aktualisht drejtues i Policisë së Fierit, i cili ka marrë 66 pikë dhe renditet i 16-i në listë, si dhe Adriatik Tafçiun, ish-shefin e Kurikulave në Akademinë e Sigurisë, që ka siguruar 65 pikë dhe renditet i 19-i.

Ankesat janë dorëzuar brenda afatit prej 48 orësh pas publikimit të pikëve nga Komisioni i Vlerësimit. Këto ankesa do të shqyrtohen brenda 5 ditësh, duke e zgjatur kështu procesin për emërimin e drejtorëve të rinj në qarqe.

Të fundit