Flash News

E-TJERA

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Salianjit për pezullimin e dënimit

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Salianjit për

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e deputetit demokrat Ervin Salianji për pezullimin e dënimit me burg duke lënë në fuqi vendimin e Apelit për ish deputetin demokrat.

Tre gjyqtarët Sokol Binaj, Sandër Simoni dhe Ilir Panda, refuzuan lirimin e Salianjit i cili do vazhdojë të qëndrojë në burgun e Fierit ku ka për të vuajtur dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjthshëm. 

Gjykata ka vendosur, “mospranimin e kërkesës së paraqitur nga kërkuesi Ervin Salianji, për Pezullimin e vendimit nr.2900 datë 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tirane"”.

 

Të fundit