Flash News

E-TJERA

I akuzuar për pastrim parash, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

I akuzuar për pastrim parash, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, i cili rezulton me precedentë penalë në Itali.

Ndaj të riut, gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan i ka caktuar me datë 1 Dhjetor masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu, u bë sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 136 000 euro (1 apartament në Durrës dhe 3 automjete), të cilat dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi.

31-vjeçari ka qenë i arrestuar më parë në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni.

Të fundit