Flash News

E-TJERA

Kur do të betohet Bajram Begaj në Kuvend

Kur do të betohet Bajram Begaj në Kuvend

Bajram Begaj do të betohet të dielën si President në Kuvendin e Shqipërisë për të marrë detyrën, duke pasuar në këtë post Ilir Metën.

Seanca do të zhvillohet në orën 18.00 dhe në rendin e ditës është parashikuar vetëm ceremonia e betimit.

“Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës së seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet”, thuhet në shkresën e kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Bajram Begaj u zgjodh Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë më 4 qershor me 78 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim.

Kur do të betohet Bajram Begaj në Kuvend

 

Të fundit