Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Përgjysmimi i rendimentit dhe rritja e pagesave për punëtorët kanë shtrenjtuar sivjet koston prodhuese të vajit të ullirit. Disa përpunues po ngurrojnë të tregtojnë me çmim më të lartë se vjet, pasi rrezikohet të luhatet konsumi. Por nëse temperaturat e motit do të vijojnë të mbeten të larta, për ta kjo shihet si faktor negativ, që do të ndikojë më tej te rendimenti. Për rrjedhojë, pritet rritje e çmimit. Përpunuesit kërkojnë zgjidhje për koston me lehtësi fiskale në TVSH.
Kastrijot Çuedari, së bashku me bashkëshorten e tij, Dezdemona, me eksperiencën e tyre 30-vjeçare në sektorin e përpunimit të ullinjve, prej 8 vitesh në fabrikën e ngritur në fshatin Otllak, prodhojnë vajin “extra verxhin” prej ullirit kokërrmadh të Beratit.
I njohur në zonë edhe si “babai i përpunimit të ullirit”, z. Çuedari pohon se deri tani, rezulton se sasia e prodhuar e ullinjve është më e lartë se viti paraardhës.
Por problem është rritja e kostos së prodhimit, nga rendimenti i ullinjve, që pothuajse është përgjysmuar. Përveç kësaj, për vitin 2024 te kultivuesit e ullinjve janë rritur shpenzimet për krahun e punës, që së bashku me rënien e rendimentit, mbeten faktorët kryesorë që kanë ndikuar te shtimi i kostos.
“Këtë vit, në zonën e Beratit, sasia e prodhuar e ullinjve është më e lartë krahasuar me 2023. Por problem është rënia e rendimentit.Nga temperaturat e larta, gjatë muajve korrik-gusht me pasojë tkurrjen e frutës, ndërsa më tej moti i lagësht, në fillim të vjeshtës solli bymimin e kokrrës, duke ndikuar negativisht te rendimenti i prodhimit.
Deri tani, rezulton se rendimenti është ulur me 50% krahasuar me vjet. Ndërsa shërbimet nga kultivuesit janë rritur, për shkak të leverdishmërisë”, thotë ai.
Në fabrikë, z. Çuedari po e grumbullon vajin nga fermerët me çmim 600-630 lekë për litër, në të njëjtat vlera me vitin e kaluar.
Më tej, drejt distributorëve të shumicës së mallrave ushqimorë në Tiranë, përfshirë koston, si të transportit, TVSH-së 20% të bluarjes së ullinjve, shpenzimet në rritje për pagesat e punonjësve të fabrikës dhe pagesat e TVSH-së 20% të shitjes, vaji i paambalazhuar tregtohet me çmim 840 për litër.
Ndonëse kostot e prodhimit janë rritur, ai ngurron ta shesë vajin me çmim më të lartë sesa vjet, pasi rrezikohet të ulet konsumi. Por nëse temperaturat e motit do të vijojnë të mbeten të larta, për ta kjo shihet si faktor negativ, që do të ndikojë më tej te rendimenti, por edhe te çmimi.
“Nuk e dimë si do të vijojë moti, por gjithashtu edhe si do të jetë rendimenti i prodhimit tek ullinjtë e pavjelë. Temperaturat e larta në këtë periudhë vlerësohen negative për rendimentin e prodhimit. Nëse moti do të vazhdojë i ngrohtë, do të ulë rendimentin, për rrjedhojë do të rrisë çmimin e shitjes”, pohon ai.
Me koston shtesë për pagesat e punëtorëve, po përballen si kultivuesit, edhe përpunuesit. Fermerët në fshatin Otllak pohuan se nëse vjet, një vjelës i ullirit paguhej 1,500 maksimumi deri në 2,000 lekë/dita, sivjet pagesat maksimale kanë arritur nga 2,500 deri në 3,000 lekë/dita.
Rritja është deri në 34%. Pagesa e punonjësve të ngarkim-shkarkimit dhe stafit të repartit të përpunimit në fabrikat e përpunimit të ullirit për vaj vitin e kaluar arrinte deri në 2,000 lekë/dita. Sivjet, pagesa për ta është rritur me 50%, duke arritur në 3,000 lekë/dita.
Emigracioni, problem në rritje
Por edhe pse pagesat për vjelësit janë rritur, fermerët kultivues të ullirit janë sërish të shqetësuar, pasi po hasin vështirësi në gjetjen e tyre, për shkak të emigracionit. Te disa, mosgjetja e punonjësve dhe mospërballimi i shpenzimeve për pagesat e tyre po ndikon negativisht, me lënien e ullirit në pemë, të pavjelë.
Edhe përfaqësuesja e fabrikës së përpunimit dhe grumbullimit të vajit “Subashi”, në Marikaj, znj. Silvana Subashi, ngre shqetësimin e rritjes së lartë të kostos prodhuese.
Nga dyfishimi i pagesave për vjelësit, rënia e rendimentit të prodhimit, konkurrenca e pikave të grumbullimit për eksport të vajit rifuxho në Itali, znj. Subashi llogarit se kostoja për prodhimin e një litër vaji ka arritur 940 lekë.
Për rrjedhojë, ajo thotë se vajin e paambalazhuar, duke përfshirë kostot e transport, të taksave etj., do ta shesë me 1,100 lekë për litër, ndërsa çmimi i vajit të etiketuar të ullirit pritet të shkojë deri në 1,500 lekë për litër.
“Dyfishimi i tarifave të krahut të punës është faktori kryesor që shtrenjtoi sivjet së tepërmi koston e prodhimit të vajit të ullirit. Nëse vjet, pagesat për vjelësit ishin 200 lekë për shkundjen e 1 kg ulliri, këtë vit, vjelësit janë paguar 400 lekë, pasi është e pamundur të gjesh punonjës. Tarifa e shkundjes së ullirit 400 lekë për kg është tepër e lartë.
Faktori tjetër që ka ndikuar te shtrenjtimi i kostos prodhuese është rënia drastike e rendimentit të prodhimit. Nëse vjet, për kultura që rendimenti i prodhimit ishte nga 15 deri në 17 litra vaj ulliri, për 1 kv ullinj, sivjet ka arritur 10 deri në 12 litra. Rënia e rendimentit është drastike.
Për shkak të këtyre faktorëve kryesorë, dukë përfshirë edhe shpenzimet për mirëmbajtjen dhe shërbimin e ullirit, kostoja e prodhimit të vajit të ullirit llogaritet 940 lekë për litër, pra më e lartë se vjet.
Një faktor tjetër është edhe rritja e numrit të pikave të grumbullimit për vajin rifuxho që eksportohet drejt Italisë.
Znj. Subashi parashikon që rritja e çmimit të shitjes së vajit të ullirit të luhasë në nivele të ulëta konsumin e tij.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, në vitin 2023 u prodhuan 28,3 mijë tonë vaj ulliri. Krahasuar me vitin paraardhës, prodhimi ra me 3%. Sasia e vajit të ullirit të prodhuar në 2022 rezulton të jetë më e lartë në 15 vitet e fundit.
Prodhimi i ullinjve dhe rendimenti i tyre
Në vitin 2022, kur sasia e prodhimit të ullinjve ishte e lartë, vaji i ullirit u shit nga fermerët nën koston e prodhimit, me çmime 350 deri në 400 lekë për litër.
Në vitin 2022, sipas të dhënave të INSTAT, u prodhuan 157,7 mijë tonë ullinj. Kjo ishte sasia më e lartë e ullirit të prodhuar që nga viti 2018. Për vitin 2022, rendimenti i prodhimit për rrënjë ulliri, sipas të dhënave të INSTAT ishte 17,2 kg.
Krahasuar me 2021, rendimenti për rrënjë u shtua me 37%. Në 2022, shtim pati edhe te numri i rrënjëve të ullirit. Në raport me 2021, numri i rrënjëve të ullirit u rrit me rreth 2%.
Në 2023, sasia e prodhuar e ullinjve arriti në 117,6 tonë ullinj. Krahasuar me 2022, prodhimi i ullinjve ra me 25%. Për 2023, rendimenti i prodhimit për rrënjë ulliri, sipas të dhënave të INSTAT, ishte 12,4 kg. Krahasuar me 2022, rendimenti për rrënjë ra 30%. Në 2023, shtim pati edhe te numri i rrënjëve të ullirit. Në raport me 2022, numri i rrënjëve të ullirit u rrit rreth 1%.
Në vitin 2023, 13% e prodhimit të ullinjve ishte e përqendruar në Bashkinë e Lushnjës. E ndjekur nga Elbasani, me 7%, në Mallakastër me 7%. Në Vlorë dhe Fier, me përkatësisht 6% dhe 4% e prodhimit ishte në Bashkinë e Beratit. Për shkak të copëzimit dhe fragmetimit të madh të ullishtave, 57% e ullinjve të prodhuar është e shpërndarë në parcelat në 40 bashki të tjera të Shqipërisë.
Vjet, mungesa e prodhimit dyfishoi çmimin e shitjes së vajit të ullirit krahasuar me 2022. Vaji i ullirit i paambalazhuar u tregtua për konsumatorin final nga fermeri me çmim 700 deri në 800 lekë për litër. Shtrenjtimi i çmimit erdhi nga rënia e prodhimit të ullinjve me 25%. Vjet pati edhe rritje të sasisë së vajit të ullirit rifuxho që u eksportua, kryesisht në Itali.
Në tregun e pakicës, vaji i paambalazhuar po shitet individualisht nga fermerët me çmim 700 dhe 800 lekë për litër. Deri tani, çmimi i shitjes është i njëjtë me vitin e kaluar.
Përpunuesit kërkojnë zgjidhje për koston me lehtësi fiskale të TVSH-së
Përpunuesit pohojnë se vijojnë të vuajnë shtimin e kostove nga heqja e skemës së TVSH-së së rimbursueshme, pasi prej tyre blerjet nga fermeri janë me zero TVSH, ndërsa vaji i prodhuar shitet me TVSH 20%.
Efektet e para me shtim kostosh nisën në 2019, kur TVSH-ja e rimbursueshme nga 20% u ul në 6%. Në atë periudhë shkallëzimi të TVSH-së, për blerjet e ullinjve te fermeri, prodhuesit e vajit të ullirit rimbursoheshin 6%, ndërsa në momentin që vaji shitej me 20% TVSH, humbjet ishin 14%.
Më tej, në 2022, me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në ligjin “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, ku TVSH-ja e kreditueshme nga 6% u zerua, u përshkallëzuan edhe humbjet e përpunuesve.
“Heqja e skemës ndikoi te shtimi i kostove të përpunuesve, të cilët blejnë ullinj nga fermeri me 0 TVSH dhe e shesin vajin e prodhuar me 20% TVSH”, pohon një prej përpunuesve.
Edhe znj. Silvana Subashi ndan të njëjtin shqetësim. Sipas saj, kostot e rritura nga taksat janë për shkak të heqjes së skemës së TVSh-së së rimbursueshme dhe pagesës së lartë të TVSH-së në shitje.
Përpunuesit kërkojnë lehtësi fiskale ose uljen e TVSH-së në shitje, ose kthimin e skemës së TVSH-së së rimbursueshme, me qëllim zbutjen e kostos së lartë të prodhimit.
Po ashtu, fabrikat përpunuese aktualisht janë të ngarkuara edhe me TVSH-në 20% që paguajnë për ofrimin e shërbimit të bluarjes së ullirit.
Sivjet, për 1 kv ullinj të bluar në fabrikë për nxjerrjen e vajit fermeri paguan 800 lekë. Kastrijot Çuedari tha se tarifa është ulur prej tij 100 lekë për kv, për të favorizuar fermerin, duke u ofruar atyre edhe shërbim falas për transportin e ullinjve prej fermerit në fabrika
Tregu i eksportit
Në këtë periudhë, vaji i ullirit i prodhuar nga fermerët shqiptarë po kërkohet më së shumti nga tregtarët italianë, me çmim 500 deri në 550 lekë për litër. Pikat e grumbullimit dhe përpunuesit pohojnë se vaji që eksportohet jashtë, kryesisht në Itali është rifuxho, që më pas përpunohet jashtë dhe del si markë italiane.
Sipas përfaqësuesve të pikave të grumbullimit, çmimi i kërkuar nga përpunuesit italianë është i ulët, dhe nuk përfiton as fermeri dhe as ekonomia shqiptare, por vetëm sa zbraz sasinë e vajit të grumbulluar te shtëpitë e kultivuesve.
Kujtojmë që vjet, fermerët fillimisht e shitën vajin e ullirit rifuxho për eksport te pikat e grumbullimit, me çmim 360 deri në 400 lekë për litër. Në muajin korrik, çmimi i grumbullimit të vajit për eksport arriti 500 deri në 540 lekë për litër.
Sipas të dhënave të Doganave, sasia e eksporteve në periudhën janar-tetor 2023 u rrit me 18 herë krahasuar me vjet. Vlera e eksporteve për 2023 arriti në 2,7 miliardë lekë. Në raport me 2022, eksportet në vlerë u rritën 14 herë më shumë.
Përveç eksporteve rifuxho, në vend shumë përpunues eksportojnë vajin e ullirit “ekstra verxhin” me markën e tyre. Një prej tyre është edhe Kastrijot Çuedari. Vaji cilësor i ullirit të Beratit me markën “Çuedari” prej vitesh eksportohet në SHBA.
Por ai thotë se pavarësisht lehtësisë fiskale të përjashtimit të TVSH-së, këtë vit shtrenjtimi i kostos prodhuese ka sjellë që çmimi i shitjes të mos jetë konkurrues krahasuar me prodhuesit spanjollë apo italianë.
Para dy vitesh, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural prezantoi skemën për bashkimin e ngastrave të ullinjve që do të garantonte zgjidhjen afatgjatë të shitjes së vajit të ullirit.
Për gjetjen e tregjeve të eksportit u pa e nevojshme që për kulturën e ullirit të kalohej në një organizim të ri, që nga shërbimet ndaj bimës, mënyrës së vjeljes, bashkimit të parcelave, ngritjes së pikave të mëdha të grumbullimit, përpunimit dhe depozitimit të vajit, deri në krijimin e markave rajonale.
Rajonalizimi i prodhimit nëpërmjet bashkimit të ngastrave të ullishtave të fragmentuara dhe ofrimi i mbështetjes nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me njohuri në planifikimin e prodhimit, analizat e tokës për plehërimin, mbështetje me fonde për ngritjen e pikave të grumbullimit dhe përpunimit fillimisht do të zbatohej në 4 bashki pilot.
Projekti nisi fillimisht zbatimin në Bashkinë e Roskovecit.
Pas bashkimit të ngastrave në fazën e dytë, projekti parashikonte nisjen e aplikimeve në programin IPARD për përfitim fondesh për ngritjen e fabrikës së grumbullimit dhe përpunimit të ullirit. Por programi prej gati 2 vitesh rezulton i mbyllur, për shkak të hetimeve të nisura nga zyra e OLAF në BE.
Ekspertët paralajmëruan se bashkimi i ngastrave do të ishte i pamundur të realizohej për shkak të fragmentimit të parcelave bujqësore nga ligji nr.7501 dhe mentaliteti i fermerëve.
Për rrjedhojë, ata rekomanduan që për gjetjen e tregjeve dhe lidhjen e kontratave afatgjatë, prodhuesit dhe përpunuesit duhet të fokusoheshin te rritja e cilësisë dhe sasisë të vajit, të mbështetur edhe me subvencione nga shteti.
Vijon të mbetet problem informaliteti…
Tregtia me pakicë e paregjistruar nga fermerët për vajin e ullirit vijon të mbetet e lartë. Sipas përpunuesve, mosraportimi i vajit të ullirit të prodhuar në rrugë informale vijon të mbetet një nga format kryesore të shitjes që i dëmton ata.
Ish-kryetarja e Shoqatës së Prodhuesve, Silvana Pinari, pohoi më herët se tregtimi i vajit të ullirit është i pamundur të kontrollohet nga institucionet shtetërore, pasi sasia e konsiderueshme e produktit shitet nga vetë fermerët që janë kultivues të vegjël të ullirit deri në 50 rrënjë.
Problem tjetër në këtë treg është edhe shtimi i numrit të fabrikave përpunuese që punojnë në të zezë. Përpunuesit e rregullt të vajit të ullirit ngrenë shqetësimin se po dëmtohen edhe nga konkurrenca e pandershme e këtyre operatorëve që nuk paguajnë TVSH-së për bluarjen e ullinjve. Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për rregullimin e tregut.
/MONITOR
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38