Flash News

E-TJERA

Në hetim për dosjen “Veliaj”, biznesmeni Gentian Sula apelon masën "detyrim paraqitje"

Në hetim për dosjen “Veliaj”, biznesmeni Gentian Sula

Biznesmeni Gentian Sula ka ankimuar masën “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij në kuadër të hetimit për korrupsion, që lidhet me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kërkesa për rishqyrtimin e vendimit është dërguar nga avokati i Sulës në Apelin e Posaçëm. Sula ndodhet nën hetim për dyshimet për korrupsion, në një çështje që është duke u ndjekur nga drejtësia.

Ai është pjesë e një grupi biznesmenësh, të cilët janë të përfshirë në hetimin lidhur me dyshimet se kanë përfituar tendera nga Bashkia e Tiranës gjatë periudhës që Veliaj ka qenë në krye të saj.

 

Të fundit