E-TJERA

Në kërkim për drog*ë, arrestohet shqiptari në Selanik

Në kërkim për drog*ë, arrestohet shqiptari në Selanik

Adriatik Xhini, 32 vjec nga Ksamili është arrestuar ditën e sotme në Selanik për trafik droge. 

Ai kërkohet në vendin tonë për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim”, për ngjarje të ndodhura në periudhën 1 prill 2019 – 23 prill 2020.

Në 1 prill 2019, ai u shpall në kërkim nga policia e Sarandës pas sekuestrimit të një çante me 22 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek, në vendin e quajtur “Likojani” në Konispol. Gjatë atij operacioni u arrestuan dy transportues nga Berzhita e Tiranës dhe Polisi i Librazhdit, ndërsa u shpall në kërkim Xhini dhe shtetasi D. A.

Xhini rezulton të jetë arrestuar edhe në vitin 2018 nga policia e Sarandës ne kuadër të operacionit “Transferimi” ku ranë në pranga 4 persona pas gjetjes së 7 dozave kokainë dhe dyshimeve se ky grup kishte lidhje me një sasi prej 18 kg marijuanë të gjetur në Ksamil, por ishte liruar më pas nga Gjykata e Sarandës.

Xhini ka qenë më parë i dënuar nga Gjykata e Sarandës në vitet 2013 dhe 2014 me 13 muaj burg për “kundërshtim i punonjësit të policisë”, “plagosje e lehtë me dashje”, “shkatërrim prone”, “drejtim mjeti pa patentë”, ndërkohë që gjatë arrestimit në 2015 si i kërkuar për këtë dënim, i’u gjet edhe një dorezë metalike.

Edhe në vitin 2012 ai rezulton i arrestuar, pasi ishte në kërkim, sërish për një plagosje të kryer në Ksamil.

 


Të fundit