Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi
Foto ilustruese

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ SPAK ka bërë rekurs të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, duke kërkuar rikthimin në burg të mjekut Edvin Prifti. U përfshi në çështjen e korrupsionit në Gjykatën e Krujës.

■ Funksionimi i BKH-së/ Duhen 60 hetues, por vetëm 28 janë kualifikuar. Apelin për të marrë pjesë e ka përsëritur sot Drejtuesja e BKH-së, Aida Hajnaj.

■ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur kreun e Bashkisë së Vorës, Gentian Picari. LSI e paditi për shpërdorim detyre.

■ 25 prilli, ku dallon fushata e Ramës dhe e Bashës.

■ U la jashtë listave, Ditmir Bushati akuzon ashpër Ramën: PS po strehon ekzekutorë.

■ Tiranë, 16 mijë persona do të votojnë në kontenierë.

■ Rama: I gatshëm që të bashkëpunojë me Bashën pas 25 prillit, por me një kusht / Basha i prerë: Nuk do jesh kurrë pjesë e qeverisjes sonë.

■ Zgjedhjet, OSBE/ODIHR publikon raportin e ndërmjetëm: Po zhvillohen në një atmosferë paqëndrueshmërie politike.

■ Partitë politike dhe kandidatët kanë shpenzuar 113 mijë USD për reklama në Facebook.

Të fundit