Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Gjykata Kushtetuese ‘rrëzon’ Edi Ramën për shkarkimin e kryebashkiakut të PD, Zef Hila.

■ Integrimi, Rama në Bild: Ndihem sikur po jetoj dramën “Duke pritur Godonë”, BE po përçan popujt në Ballkan.

■ Shqipëria hap kufijtë për turistët: Nuk kërkohet as test Covid-19 apo dokument tjetër i veçantë.

■ Videot në Tik-Tok, Enkeleda Kapedani jep versionin: Mund t’i kenë hedhur fëmijët e mi.

■ Pasagjerja rrëzohet nga autobusi, ndërron jetë në spital; Policia e Elbasanit: Shoferi kreu manovra të rrezikshme, u arrestua.

■ Vjen me kartë anëtarësie por s'ka emrin në listë, a do votojë? Jemin Gjana tregon procedurat si do veprohet për zgjedhjen e kreut të PD.

■ Nishani kërkon vetting për politikanët: Konfiskim i çdo luge dhe piruni. Me referendum, nëse s'miratohet nga Rama.

■ Vetëm 2 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

■ Shqipëria barazon me Uellsin, kuqezinjtë me dy "fytyra".

Të fundit