Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ "Lëvizje deri në nivel komisariatesh", Rama kritika drejtuesve të Policisë: Shpesh kapërceni rolin tuaj, SHÇBA të veprojë ndaj korrupsionit. Ndëshkoni fshatarët për një avlli dhe lejoni ndërtimet pa leje në bregdet

E lidhur: Rama ultimatum Policisë: Keni 100 ditë afat të gjeni të infiltruarit dhe t'i çoni para drejtësisë. Si do t’i godasim burrat e dhunshëm

■ Akuzohet për korrupsion, GJKKO le në burg Fatos Tushen

E lidhur: Dosja e Lushnjës/ A e mbrojti SPAK zv.kryeministrin Erjon Braçe?

■ Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës. "Thuaj kam folur me kryetarin, telefoni s'është për këto biseda", zbardhen përgjimet mes Tushes dhe biznesmenit; punonjësit e bashkisë Lushnjë: Na ka dalë Fatosi garant

■ Ish-zëdhënësja e Ramës në krye të AMA-s, PD apel SPAK-ut: Nxirrni nga sirtarët dosjen për Armela Krasniqin

■ "Lista e zezë" e DASH/ Media amerikane: Shumë zyrtarë kanë kërkuar informacione mos janë në shënjestër, pse e pëson edhe familja

■ Mbërrijnë 100 mijë vaksina AstraZeneca, Manastirliu: Janë ndihmë nga Greqia

■ Mbi 2 mijë objekte të shembura në tre vitet e fundit, IKMT: Më shumë se 3.300 persona janë dënuar

■ Mjekët e “Traumës” në protestë: Mos na trajtoni si kriminelë, problem është sistemi, jo individi

"Gjysmëfinalja"/ Policia aksion kundër lojrave të fatit, arrestohen 35 persona, procedohen 18 të tjerë; zbardhen emrat

■ KPA pezullon hetimin për gjyqtarin Luan Daci, pritet vendimi nga Gjykata e Lartë

■ Paguajnë 20 mijë euro, dalin pamjet si rrezikojnë shqiptarët për të mbërritur ilegalisht në Angli

 

 

 

Të fundit