Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqe nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Nga shkrirja e qarqeve, ndryshimi i sistemit zgjedhor e kompetencat e presidentit, zbulohet marrëveshja Rama-Basha për Reformat

■ Deputetët e PD refuzuan “30 Prillin”, por Kuvendi riktheu 20 ish-deputetë dhe 6 ish ministra

■ Kodi i ri etik/ Rama ‘kërcënon’ ministrat: Kush i shkel këto rregulla, shkarkohet menjëherë

■ Këlliçi: Ka një skenar që në zgjedhjet lokale të shkohet pa opozitën

■ Trysnia përmes padive, shqetësuese në Shqipëri, gazetarët censurohen që të braktisin qasjen kritike

■ Rrjedhja e të dhënave personale, Kuvendi kërkon përmbylljen e hetimeve

■ Afro 57 mijë familje preken nga rritja e çmimit, çdo kilovat mbi fashë tariforet 3.5 herë më shtrenjtë

■ Nga ish-të përndjekurit dhe personat me aftësi ndryshe te fermerët/ Sa para ka planifikuar shteti për këto kategori në 2022-shin

■ Shërbimet online, mediat e huaja: Nuk dihet se si do të ndikojë te të moshuarit apo personat që s’kanë akses në internet

■ Fiter Bajrami/ Besimtarët myslimanë falin namazin në sheshin “Skënderbej”, Spahiu: Luftërat i ndiejnë të pafajshmit; Mesazhet e politikanëve shqiptarë për festën e Fiter Bajramit

■Kurti e Vuçiç takohen të mërkurën në Berlin

Të fundit