Flash News

E-TJERA

Protesta e opozitës, media gjermane “ZDF”: Kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës

Protesta e opozitës, media gjermane “ZDF”: Kërkuan

Protesta kombëtare e opozitës mori jehonë në mediat e huaja, si një kryengritje e popullit shqiptar ndaj korrupsionit të qeverisë Rama.

Media e njohur gjermane ZDF shkruan se protestuesit i bënë thirrje kryeministrin Edi Rama të japë dorëheqjen duke e akuzuar për korrupsion.

Kryetari i PD-së Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie që prej muajit dhjetor, iu drejtua demonstruesve përmes video-lidhjes.

“Sot filluam luftën tonë për t’i dhënë fund diktaturës së Edi Ramës, i cili është një rrezik real”, tha Berisha. Ai akuzoi Ramën për “sulm politik” ndaj familjes së tij dhe korrupsion.

ZDF shkruan se disa pjesëmarrës hodhën kokteje molotovi dhe gurë drejt selisë së qeverisë, rreth së cilës policia kishte ngritur një kordon sigurie. Nuk ka pasur dëme apo të lënduar.

Të fundit