Flash News

E-TJERA

Protesta para bashkisë, protestuesit përplasen me qytetarët e bllokuar në makina

Protesta para bashkisë, protestuesit përplasen me qytetarët e

Protesta e radhës e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës ka nisur me tensione., ku disa nga qytetarët e bllokuar në makina janë përplasur verbalisht me protestuesit dhe kanë kërkuar prej tyre hapjen e rrugës.

Ndërkohë, që sulme verbale ka pasur mes organizatorëve të protestës dhe policisë, pasi kjo e fundit sipas tyre nuk ka marrë masa për devijimin e trafikut.

Opozita prej muajsh proteston në dyert e bashkisë së Tiranës, ku kërkon dorëheqjen e kreut Erion Veliaj. Disa prej grumbullimeve kanë qenë të dhunshme, madje ndaj godinës janë hedhur dhe shishe me Molotov.

Të fundit