
Flash News
I ra tenda e kalçetos në Sarandë, ndërron jetë në spital 22-vjeçari
Të shtëna me armë gjatë paradës së 4 korrikut në SHBA, raportohet për të vdekur
Ulen infektimet, por shënohen dy humbje jete nga Covid-19 në vend
Shtyhet seanca për “Babalen”, Salianji: Nuk ka pasur vepër penale, bëra një denoncim
Të shtëna me armë në plazhin e Radhimës, dyshohet për të plagosur
Rama ‘shqetësohet’ për deklarimin e të ardhurave, FMN: Ndërtimi dhe kromi, burime të mashtrimit me TVSH-në
Ndërkohë që pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të shënjestrojë të ardhurat e klasës së profesionistëve, sipas së cilit kjo shtresë paguan taksa minimale përkundrejt të ardhurave që i bëjnë të jenë një shtresë e mesme.
Ndryshe nga ajo se çka kryeministri paralajmëroi një raport i ditëve të fundit nga FMN, tregon se shqetësimi më i madh i në sistemin fiskal vjen nga sektorë të tjerë. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pak ditë më parë përmbylli vizitën në Shqipëri, të cilën e finalizoi me një raport mbi ekonominë e vendit dhe mënyrën se si qeveria ka reaguar ndaj krizës.
FMN vëren në raport se shqetësimet kryesore në sistemin fiskal të Shqipërisë është sektori i kontraktimit të punëve publike dhe sektori i shfrytëzimit të minierave të kromit.
Sipas raportit të përgatitur nga FMN analizuar nga BIRN, këta dy sektorë të cilët kontrollohen nga një numër biznesmenësh të lidhur me politikën, paraqiten si “burime madhore të mashtrimit me TVSH-në”.
Nga ana tjetër, raporti thekson se edhe ndërtimi vlerësohet si një ndër sektorët që shmang detyrimet tatimore. Raporti këshillon “fokusimin në sektorin e ndërtimit” teksa vëren se edhe sektori i shfrytëzimit të minierave të kromit është një burim i madh i mashtrimit me TVSH-në.
Fokusi i raportit qëndron te ndërtimi i objekteve jorezidenciale, të tilla si rrugë, shkolla apo projektet e Rilindjes Urbane.
“Ndërsa nënraportimi i TVSH-së është i gjithëpërhapur në të gjithë ekonominë shqiptare, sektori i ndërtimit qëndron më vete si veçanërisht problematik. Shënjestro sektorin e ndërtimit për vëmendje të veçantë dhe shqyrto mundësinë e vendosjes së një regjimi ‘përgjegjësie të përmbysur’ për të parandaluar humbjet e taksave në zinxhirin e furnizimit nga nënkontraktorët,” shton FMN.
BIRN në analizën e bërë ka shpjeguar një përllogaritje që i mungon raportit të FMN. Skemat të cilave ajo u referohet nuk janë thjesht shmangie fiskale, janë mashtrim fiskal. Dhe ky mashtrim fiskal dukshëm nuk kryhet nga kompani të vogla dhe të pakapshme, por nga kontraktorët e mëdhenj të punëve publike.
Skema funksionon pak a shumë kështu: Një kontraktor merr një kontratë nga një ent qeveritar, fjala vjen, Autoriteti Rrugor Shqiptar. Bashkë me kontratën, ai merr edhe rolin e agjentit tatimor. Pra i faturon punimet me 20% TVSH Autoritetit Rrugor dhe TVSH-në e marrë nga Autoriteti, ia derdh tatimeve. Por kontraktori në fjalë ka edhe TVSH të zbritshme. Ai merr fatura nga furnitorë të ndryshëm, për mallra dhe shërbime.
Vetëm se në Shqipëri, ka shumë raste që këto fatura lëshohen nga kompani të paqena, të cilat, pasi lëshojnë fatura prej miliona eurosh, “braktisen” nga pronarët e tyre. Tatimet mund t’i identifikojnë këto kompani dhe t’i çojnë në ndjekje penale, por ndërkohë, dënimi i pronarëve të tyre me disa muaj burg vështirë se e zhbën dëmin prej miliona eurosh që kanë pësuar taksapaguesit.
Kontraktorët që pranojnë fatura dukshëm të falsifikuara, nga kompani pa aktivitet real, nuk kanë përgjegjësi ligjore, sepse ata supozohet se ia kanë paguar faturën me TVSH të plotë këtyre kompanive, ndërsa janë këto kompani përgjegjëse se pse nuk e kanë derdhur TVSH-në në Tatime.
Zgjidhja për këtë situatë, sipas FMN-së, është që të zbatohet ngarkesa e përmbysur e TVSH-së, në të cilën, kompania kontraktore mban detyrimin për pagimin e TVSH-së, kur nënkontraktorët e saj dështojnë ta paguajnë.
“Kjo skemë mbron përkundrejt nën-kontraktorëve poshtë në zinxhirin e furnizimit, të cilët supozohet se faturojnë TVSH, por pastaj zhduken,” thotë FMN.
Të fundit


Berisha: Zotëria me 30 mln euro është kushëri i Damian Gjiknurit
4 Korrik 2022, 22:45
‘Vetëm droga i bën ballë inflacionit’, Financial Times merr shembull Shqipërinë
4 Korrik 2022, 22:26
Kryeministri holandez: Me Ramën gati u kapëm fizikisht në samitin e Sofjes
4 Korrik 2022, 22:17
Berisha: Zyrtarë pranë Lulzim Bashës kanë përfituar nga inceneratorët
4 Korrik 2022, 22:05
I ra tenda e kalçetos në Sarandë, ndërron jetë në spital 22-vjeçari
4 Korrik 2022, 21:53
Inceneratorët, gazetari Kikia: Do i bëja me qejf dy vite burg për 30 mln euro
4 Korrik 2022, 21:40
Berisha: Opozita ka shuar revoltat qytetare. Nuk do të ndodhë kurrë më
4 Korrik 2022, 21:32


SHBA / Sulmi me armë në paradën e '4 korrikut', gjashtë të vdekur e 31 të plagosur
4 Korrik 2022, 20:39

“Më mirë ‘riedukim’ se sa gojën mbyllur”, gazetarët protestë para kryeministrisë
4 Korrik 2022, 20:17




ANALIZA/ Dekonstruktimi i miteve në marrdhëniet Shqipëri-ShBA
4 Korrik 2022, 19:38


Safe Journalists: Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj demokracisë
4 Korrik 2022, 18:56
Të shtëna me armë gjatë paradës së 4 korrikut në SHBA, raportohet për të vdekur
4 Korrik 2022, 18:40
Analiza/ Antarësimi në BE si rrezik për demokracinë shqiptare?!
4 Korrik 2022, 18:29

Sula: Në 7 korrik do protestoj bashkë me familjen, s'ka rëndësi kush e organizon
4 Korrik 2022, 18:25

Përflitet se Chris Rock dhe aktorja e njohur janë në një lidhje dashurie
4 Korrik 2022, 17:49
Ulen infektimet, por shënohen dy humbje jete nga Covid-19 në vend
4 Korrik 2022, 17:43

Lufta në Ukrainë, Kosova vendos sanksione të reja ndaj Rusisë
4 Korrik 2022, 17:18
Shakira rrezikon të arrestohet
4 Korrik 2022, 16:47


Zgjidhet Miss Shqipëria 2022, njihuni me bukuroshen shqiptare
4 Korrik 2022, 16:12
Sulmi në Danimarkë, përjashtohet mundësia për një akt terrorist
4 Korrik 2022, 16:00

Katër ditët e mallkuara të korrikut për shenjat e horoskopit
4 Korrik 2022, 15:44


Putin: Gjeneralët kanë propozuar vazhdimin e operacioneve sulmuese në Ukrainë
4 Korrik 2022, 15:13

Rinjohja e shtetit shqiptar pas Luftës së Parë Botërore dhe roli i SHBA
4 Korrik 2022, 14:52
Shtyhet seanca për “Babalen”, Salianji: Nuk ka pasur vepër penale, bëra një denoncim
4 Korrik 2022, 14:48

Të shtënat me armë në Radhimë/ Zbardhet ngjarja, konflikt mes dy vëllezërve
4 Korrik 2022, 14:04

Osmani njofton takimin mes Kurtit dhe Vuçiçit
4 Korrik 2022, 13:48
Të shtëna me armë në plazhin e Radhimës, dyshohet për të plagosur
4 Korrik 2022, 13:17
Zyrtarizohet data, Florian Marku ngjitet në ring në "Air Albania"
4 Korrik 2022, 13:17
Integrimi/ Rama takon sot kryeministrin holandez, axhenda
4 Korrik 2022, 12:53
Për Rusinë, nuk ka ‘paqe’ me SHBA-në as në Ditën e Pavarësisë
4 Korrik 2022, 12:52



Rama shkon sërish në Hagë, takon zyrtarët e lartë të Gjykatës Penale Ndërkombëtare
4 Korrik 2022, 11:54


"Ferri në tokë", ushtarët ukrainas përshkruajnë situatën në frontin lindor
4 Korrik 2022, 11:10





Secilit Amerikën
4 Korrik 2022, 09:56

“Riedukim sot, internim dje”, gazetarët protestojnë sot para Kryeministrisë
4 Korrik 2022, 09:31
Zhvillimet e fundit nga lufta në Ukrainë
4 Korrik 2022, 09:22
Rritja e çmimeve të ushqimeve në Shqipëri, në kushte mbijetese mijëra familje
4 Korrik 2022, 09:09
Lukashenko: Ne do të vazhdojmë të mbështesim Rusinë, kemi një ushtri të bashkuar
4 Korrik 2022, 08:49

Sulm me armë në një qendër tregtare në Danimarkë, 3 viktima dhe disa të plagosur
4 Korrik 2022, 08:22
Kontributi i shtetit në ekonomi shënoi nivele negative në 3-mujorin e parë, arsyet
4 Korrik 2022, 08:17
Si do të jetë moti ditën e sotme
4 Korrik 2022, 08:13
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
4 Korrik 2022, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
4 Korrik 2022, 08:01

Ky është emri më i zakonshëm i meshkujve në Shqipëri, në 11 rrethe të vendit
3 Korrik 2022, 21:41
Shkup, mblidhet Këshilli i Sigurisë kombëtare për “propozimin francez”
3 Korrik 2022, 21:33
Edi Rama nga Amsterdami: Doni a s`doni, ne jemi në kërthizë të Europës
3 Korrik 2022, 21:17
"Shqipëria e 103-ta në botë për lirinë e fjalës", Rama e mohon: Nuk është e vërtetë
3 Korrik 2022, 20:59
Ukraina konfirmon se Luhansku ka rënë në duart e rusëve
3 Korrik 2022, 20:54
Rrahu të dashurin pas ndarjes, Ricky Martin në kërkim nga policia
3 Korrik 2022, 20:18
Salianji: Të enjten do të jem në protestë, shumica e grupit parlamentar do të jetë
3 Korrik 2022, 20:00
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Danimarkë, raportohet për disa viktima
3 Korrik 2022, 19:31

Shenjat e horoskopit që janë të lumtur kur janë të pavarur dhe vetëm
3 Korrik 2022, 18:20

Lindsay Lohan i jep fund beqarisë, martohet me Bader Shammas
3 Korrik 2022, 17:41
“Publiku italian nuk më donte”, Elhaida Dani flet për ‘The Voice of Italy’
3 Korrik 2022, 17:13
Një humbje jete dhe 549 të infektuar nga Covid në Shqipëri në 24 orët e fundit
3 Korrik 2022, 16:52
Frekuenca optimale të postimeve, sa aktiv duhet të jeni në mediat sociale
3 Korrik 2022, 16:37
Ermonela Jaho përballet me probleme shëndetësore: Fatkeqësisht situata u përkeqësua
3 Korrik 2022, 16:10
SHBA, 820 milionë dollarë të tjera në armatime për Ukrainën
3 Korrik 2022, 15:53


Rikthehen zjarret në vend, flakët “pushtojnë” malin e Torrovicës
3 Korrik 2022, 14:35

Ministrja: Gjermania veproi më mirë me refugjatët ukrainas se sa me sirianët
3 Korrik 2022, 13:51
A po e fiton Rusia luftën në Ukrainë? Flasin ekspertët
3 Korrik 2022, 13:24