Flash News

E-TJERA

Shifrat e viktimave, drejtoresha e ISHP-së: Shqiptarët jashtë kufijve që kanë humbur jetën nga COVID, kanë rritur numrin

Shifrat e viktimave, drejtoresha e ISHP-së: Shqiptarët jashtë

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico komentoi debatin për fshehjen e viktimave nga koronavirusi. Ajo tha për 'Real Story' se një nga arsyet që ka sjellë rritje të viktimave, është fakti se shqiptarët që jetojnë jashtë dhe humbin jetën nga COVID-19 çregjistrohen në Shqipëri.

"Ka një diferncë të madhe mes fshehjes së vdekjes dhe asaj me tepëri. ISHP i ka dërguar shkresë zyrtare INSTAT për të dhëna operative për tre mujorin e tretë, pasi ka një shtim të vdekjeve nga COVID-19.

Gjatë mbylljes së parë kishim problem me shtrimet spitalore, pasi të sëmurët u tkurrën të vinin dhe kjo solli shtim të viktimave. Raportimi bëhet në bazë të deklarimeve nga instiucionet.

Ka bashkëatdhetarë që kanë vdekur jashtë, por janë çregjistruar në Shiipëri dhe kjo ka ndikuar. Gjeja e fundit që më intereson është që këtë çështje është që ta diskutoj politikisht. Politika të tërhiqet disa hapa pas dhe ti lërë këto shashka", tha Fico.

Të fundit