Flash News
SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro
Shpërthim i fuqishëm në një bllok banesash në Hagë
Kthyen banesën në ‘fole’ pro*titucioni, 7 të arrestuar në Elbasan
Aksident në Byppass-in e Fierit, humb jetën pasagjeri, drejtuesi dërgohet te Trauma
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Shqipëria ka siguruar një vend në vazon e dytë për shorteun e grupeve të Euro 2024.
Në vazon 1, kuqezinjtë e Silvinjos do të kenë si kundërshtarë një nga përfaqësueset e mëdha si Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia.
Përfaqësuesja do të shmangë përballjet me Hungarinë, Danimarkën, Austrinë, ndërsa dy vende përcaktohen në mbrëmjen e sotme.
Kroacia, Zvicra, Turqia dhe Rumania garojnë për dy vendet e mbetura, me dy të fundit të avantazhuara.
Në vazon 3 janë Skocia, Sllovenia, Slovakia, Çekia dhe Holanda. Në vazon numër 4 vetëm Serbia është e konfirmuar.
Gjasat janë të mëdha që në vazon 4 të jetë Italia. Shorteu për fazën e grupeve në Euro 2024 do të hidhet më 2 dhjetor në Hamburg të Gjermanisë.