Flash News

E-TJERA

“Tur nëpër Shqipëri për të mbledhur prova”, Ristani ka një pyetje për Bashën: A qëndrojnë këto deklarime?

“Tur nëpër Shqipëri për të mbledhur prova”,

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, një nga demokratët që kërkon dorëheqjen e kreut të PD, Lulzim Basha i ka drejtuar një pyetje këtij të fundit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ristani shkruan:

A qëndrojnë njëra pas tjetrës keto dy deklarime?

1. Zgjedhjet nuk i njoh se jane te manipuluara.

2. Do bej nje tur neper Shqipëri te mbledh provat e manipulimit”.

Kujtojmë se një ditë më parë kreu i PD, Basha nuk e njohu procesin e zgjedhjeve dhe e quajti masakër zgjedhore.

Ai theksoi se PD po vazhdon mbledhjen e fakteve të asaj që ka ndodhur në zgjedhjet e 25 prillit.

 “25 prilli është një masakër elektorale viktima të së cilës nuk është PD dhe deputetët tanë se rezultati ynë flet qartë. Besimi, shpresa, që zgjuan dhe bashkuan pavarësisht prej rolit të krimit të organizuar dhe parave të pista të krimit dhe siç tha raporti paraprak i OSBE/ ODHIR shkrirje së vijave ndarëse të partisë dhe shtetit nuk ia doli dot të ulte përmasat e  një bashkimi të shqiptarëve.

Detyrimi ynë është para shqiptarëve dhe jo vetëm para kandidatëve apo mbështetësve të PD. Betejë historike duke pasur gjithçka kundër. Ia kanë dalë me të gjithë shqiptarët të rikthejnë shpresën” tha Basha.

Të fundit