Flash News

E-TJERA

Varrezat e Kurveleshit mbulohen nga bari, Meta thirrje kryebashkiakut

Varrezat e Kurveleshit mbulohen nga bari, Meta thirrje kryebashkiakut

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është ndalur tek varrezat e Kurveleshit, por është shprehur i shokuar për braktisjen totale të tyre.

Në një postim në Facebook, Meta thotë se “një popull që nuk respekton Dëshmorët ka probleme serioze me dinjitetin e tij dhe Lirinë”.

Meta i bëri thirrje kryetarit të bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi të reagojë menjëherë.

“Shpresoj që Tërmeti si pasardhës i një familjeje me peshë në Luftën Antifashiste të mos e ketë parë këtë realitet dhe të reagojë menjëherë si Kryetar Bashkie”– tha Meta.

Të fundit