Flash News

E-TJERA

Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, ish-drejtori i policisë: Autori duket se ka përvojë në atentate

Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, ish-drejtori i policisë: Autori

Ish-drejtori i Policisë, Arben Hajdarmataj ka folur për ngjarjen që tronditi Shëngjinin, ku një person me skafandër dhe jelek qëlloi për vdekje biznesmenin Ardian Nikulaj.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tha se nga mënyra se si autori i ngjarjes i është afruar dhe ka ekzekutuar viktimën, duket sikur kjo nuk ka qenë vrasja e tij e parë. Ish-drejtori u shpreh se se nuk mund të thotë nëse autori është një vrasës profesionist, por mënyra se si ka ndodhur ngjarja e bën të mendojë se ai ka kryer edhe atentate të tjera.

“Mendoj se në këtë atentat kanë marrë pjesë tre persona. Nga ana profesionale, autori duket si një person që mund të ketë kryer atentate të tjera, nga mënyra si i është afruar, pa ndrojtje dhe se si e ka qëlluar viktimën. Në aspektin profesional unë si polic mendoj se është një person që ka njohuri shumë të mira për përdorimin e armëve."

"Nëse do flasim se përdori një armë të tipit “tt”, është një armë model i vjetër që krimi i organizuar nuk e përdor më. Kjo armë nuk është e besueshme në duart e një autori I cili mund të jetë profesionist. Në rast se ekziston kjo lloj arme e tipit “tt”, kjo është një armë shumë e fuqishme, por nga vitet e prodhimit që kjo armë ka mund të mos jetë e sigurt në atentate të tilla. Duke i analizuar të gjitha më lënë të dyshoj te ana profesionale e autorit”,-tha ish-drejtori i policisë.

 

Të fundit