Flash News

KRYESORE

Edi Rama anulon në momentin të fundit pjesëmarrjen në emision, asnjë reagim nga moderatori

Kryeministri Edi Rama duhej të merrte pjesë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Oktapod” në Vizion Plus, por kjo nuk ndodhi. Pavarësisht se moderatori Turjan Hyska kishte njoftuar për intervistën me Ramën, në orën 22:00, kur është orari i emisionit, në Vizion Plus u transmetua një film.

Nuk dihen arsyet e anulimit të emisionit dhe moderatori Hyska nuk ka bërë asnjë reagim për këtë situatë. Ai ka ndërruar vetëm foton në profilin e tij që tregonte për emisionin e anuluar.

Të fundit