Flash News

KRYESORE

Ekstradohet nga Greqia 29-vjeçari i dënuar për drogë në Shqipëri

Ekstradohet nga Greqia 29-vjeçari i dënuar për drogë

Policia e Shtetit ka njoftuar se është ekstraduar nga Greqia një 29-vjeçar i dënuar me 4 vite burg për kultvim të bimëve narkotike.

Sipas autoriteteve, i ekstraduari është identifikuar si Elton Katuçi, banues në Durrës. Ndaj të riut, Gjykata e Durrësit ka dhënë në vitin 2015 dënimin prej 4 vitesh burg, për “Kultivim të bimëve narkotike”.

Në 2014, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin B. K., në afërsi të rezervatit të Rrushkullit, ka kultivuar lëndë narkotike të llojit cannabis sativa.

Arrestimi i tij në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, është bërë më datë 21.07.2019, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës.

Të fundit