Flash News


KRYESORE

Ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë 54-vjeçari i dënuar për vrasje

Ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë 54-vjeçari i

54-vjeçari Fatmir Hamitaj i dënuar me 18 vjet burg për “Vrasje me dashje”, është esktraduar nga Milano/Itali, drejt Shqipërisë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin penal nr. 77 datë 21.06.1996, shtetasin Fatmir Hamiti e ka dënuar me 18 vjet në burg për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma/Itali, u bë i mundur arrestimi provizor i tij në Milano/Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

54-vjeçari u arrestua në janar të 2016 në Itali.

Më 22 qershor të 1995 Hamiti ka vrarë me armë K.Kalimin dhe në Itali përdorte emrin Neshat Nelaj.

Të fundit