Rajoni

Gazetari kroat: Vuçiç në rrjetin kriminal me miniera ilegale të qymyrit

Gazetari kroat: Vuçiç në rrjetin kriminal me miniera ilegale

 

Gazetari investigativ nga Kroacia, Domagoj Margetiç, ka hedhur akuza të rënda për përfshirje të dyshuar të rrjeteve të lidhura me pushtetin serb në miniera ilegale të qymyrit në Bosnje dhe Hercegovinë.

Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç vazhdon bashkëpunimin me biznesmenin kontrovers Zvonko Veselinoviç, pavarësisht se ai ndodhet nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Veselinoviq njihet për lidhjet e tij të afërta me Milan Radoiçiç, i akuzuar si organizatori kryesor i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Sipas raportimeve, autoritetet serbe i injorojnë sanksionet amerikane dhe po vazhdojnë bashkëpunimin financiar me figura të kontestuara, gjë që  rrit shqetësimet për implikime politike dhe të sigurisë në rajon.

Zvonko Veselinoviç hyri në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së më 8 dhjetor 2021, së bashku me Milan Radoiqic dhe persona të tjerë serbë nga Kosova, në kuadër të masave të bazuara në Aktin Global Magnitsky.

Ndërkohë, gazetari Margetiç ka hedhur akuza se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka lidhje me miniera ilegale të qymyrit në Bukova Kosa, pranë Prijedorit në Bosnje dhe Hercegovinë.

Sipas Margetiçit, këto miniera të dyshuara kontrollohen nga Zvonko Veselinovic, për të cilin ai pretendon se ka lidhje me struktura të afërta me Vuçiqin.

Margetiç ka deklaruar se ka filmuar një makineri të kompanisë “Inkop” në lokacionin ku pretendohet se po zhvillohen aktivitete ilegale minerare, duke shtuar se këto veprime, sipas tij, shërbejnë edhe për pastrim dhe përvetësim të fondeve publike nga Serbia përmes operacioneve në Bosnje dhe Hercegovinë.

Latest news