Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Rama është sot një Kryeministër i ezauruar totalisht

Këlliçi: Rama është sot një Kryeministër i

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar pas tensioneve në protestën para Kryeministrisë, ku policia përdori autobotë me ujë për të shpërndarë protestuesit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi sulmoi kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si një “kryeministër të ezauruar totalisht nga ana morale” dhe “të rrënuar politikisht”.

Sipas tij, Rama nuk ka më asnjë argument përballë qytetarëve që kërkojnë largimin e tij, ndërsa shtoi se “asnjë strategji nuk i bën më punë”.

Postimi:

Edi Rama është sot një Kryeministër i ezauruar totalisht nga ana morale, nuk ka më asnjë argument dhe është i rrënuar politikisht përballë njerëzve që kërkojnë largimin e tij.

Asnjë strategji nuk i bën më punë.

Nuk e ndihmojnë dot marifetet me sulme e damkosje e frikësim të protestuesve, ata janë çdo ditë e më shumë.

As propaganda dhe mediat që kontrollon nuk i vlejnë më.

I kanë rënë gjithë kartat me të cilat ka mbajtur pushtetin 13 vite.

Nervozizmi deri në tërbim që tregon me reagimet e shpeshta e të ndryshme brenda ditës, bie në kontrast të thellë me entuziazmin festiv të të rinjve poshtë zyrës së tij.

Ata janë sot fitues, Edi Rama humbës!

Latest news